PD ripropozon platformën me 12 pika për zgjedhjet e lira  

bashkebisedim-me-oerd-bylykbashin-8-847x477

Reforma zgjedhore, Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi: “Votimi elektronik e bën të thjeshtë votën e çdo shqiptari. Duhet të vëmë presion mbi maxhorancën që të ulet tani e të nisë dakordësinë me opozitën. Ne jemi në gjendje të bëjmë punën tonë, por ne nuk kemi maxhorancën e komisionit, ia ka dhënë përgjysmë dhe e kemi të pamundur që të detyrojmë PS që të mundësojë me çdo kusht zgjedhje të lira e të ndershme”

 

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore denoncoi Edi Ramën se po bën çdo tentativë për të shpëtuar Elvis Rroshin nga dekriminalizimi. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Bylykbashi thotë se çdo tentativë e tij është e mbyllur dhe se PD është e vendosur të largojë nga pushteti të gjithë kriminelët. “Elvis Rroshi është simboli. Për fat sot nuk ka asnjë dyshim. Zotëria largohet tani. Prova nga prokuroria është. Është dënuar me vendim përfundimtar. Çdo lloj tentative të bëjnë avokatët e Edi Ramës për ta shpëtuar është e mbyllur. Të dhënat thonë për më tepër se aq. Janë dhe dy raste të tjera. Çdo rast do shihet një për një. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje vullnetin e PD-së lidhur me dekriminalizimin, por do të zbatohet ajo që parashikon ligjin dhe Këshilli i Evropës. Nëse një patentë është e barazvlefshme me trafikun e qenieve njerëzore këtë besoj asnjë shqiptar s’e pranon. Nëse dikush është dënuar për një patentë dhe afatet sipas ligjit të dekriminalizimit është tejkaluar sado të përpiqet PS ta barazojë me trafikun e qenieve njerëzore nuk e bën dot, por t’ia lëmë KQZ ta sqarojë përfundimisht. Askush, as media s’mund të barazojë rastet. Dekriminalizimi është bërë për të hequr trafikantët, vrasësit, trafikantët e drogës dhe çdo kriminel tjetër i dënuar për këto lloj krimesh dhe nuk është bërë për tu marrë me çështje nëse dikush u deportua nga një shtet komunist në një shtet tjetër duhet ti hiqet mandati. Nuk mund të bëhet qesharake një kauzë që pezullon të gjithë shqiptarët. Persona të cilët nuk mund të jenë në spektrin e ligjit të dekriminalizimit nuk mund të dënohen sepse Edi Ramës i djegin Mark Frroku, vëllai i vet, Noka  në Lezhë dhe gjithë kriminelët e tjerë që ose i hoqi përpara ligjit të dekriminalizimit që të ulte faturën që do i jepte ligji ose bën çmos ti mbajë në krye të bashkisë apo në parlament sepse kur vjen momenti i votimit të ligjeve me shumicë të cilësuar të reformës në drejtësi duhet të presë 30 minuta që të votojë”, tha Bylykbashi. Deputeti demokrat e quajti votimin elektronik si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.”Votimi elektronik e bën të thjeshtë votën çdo shqiptari. Duhet të vëmë presion mbi maxhorancën që të ulet tani e të nisë dakordësinë me opozitën.  Ne jemi në gjendje të bëjmë punën tonë, por ne nuk kemi maxhorancën e komisionit, ia ka dhënë përgjysmë dhe e kemi të pamundur që të detyrojmë PS që të kërkojë me çdo kusht PS zgjedhje të lira e të ndershme. Asaj i intereson zgjedhje që t’i fitojë me çdo kusht por jo zgjedhje të lira e të ndershme”.

Kronika: Platforma me 12 pika e PD-së që siguron votë të lirë e të ndershme/ Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi analizon propozimet e Partisë Demokratike që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. “Reforma zgjedhore është konsideruar nga Partia Demokratike që në fillimet e saj si një nga reformat më të rëndësishme, bashkë me Reformën në Drejtësi, madje siç po e kuptojnë të gjithë tani, ndoshta është edhe reforma më e rëndësishme. Është më e rëndësishme sepse vetëm suksesi i kësaj reforme do të bëjë të mundur, që në Parlament të mos futen kriminelë e për rrjedhojë, Kushtetuta herë tjetër të mos ketë nevojë për votat e kriminelëve, që për 7 ligjet e Reformës në Drejtësi, të mos duhej që për të bërë kuorumin vendimmarrës, të pritej deri sa të vinte edhe krimineli i fundit”.

DEKRIMINALIZIMI I PROCESIT ZGJEDHOR/Tashmë ka një ligj, tashmë ka një standard kushtetues, por askush prej jush, askush nga opinioni publik, nuk ka pikën e dyshimit që procesi zgjedhor është i rrezikuar nga kriminelët të cilët janë në partneritet të plotë me kryeministrin. E bëri paktin në vitin 2013, vazhdon ta bëjë edhe sot duke i nxjerrë edhe nga burgu.

PERDORIMI I TEKNOLOGJIVE NE VOTIM/ Të gjitha partitë, jo vetëm PD, por edhe partitë e tjera në spektrin politik në parlament ose jo, e mbështesin. Por mbi të gjitha ajo që është e rëndësishme, që përdorimi i votimit elektronik, identifikimi biometrik dhe numërimi elektronik, e gjitha në një sistem të vetëm të integruar, është garancia e vetme që kanë sot shqiptarët që të mos ndodhin procese që i kanë parë me sy, i kanë prekur, tashmë nuk janë më sekrete, por që ua kanë shpifur të gjithë shqiptarëve.

FINANCIMI I PARTIVE DHE FUSHATES/ulja e kostos së politik bërjes. Pse shqiptarëve duhet t’u kushtojë me shifra të jashtëzakonshme, me dhjetëra miliona euro vetëm fushata zgjedhore? Pse shqiptarët duhet të shohin para të cilat në fund fare dalin nga xhepat e tyre në formën e taksave dhe përfundojnë në xhepat e politikës nëpërmjet tenderave korruptivë apo korrupsionit.

PERDORIMI I BURIMEVE SHTETERORE DHE PRESIONI MBI ADMINISTRATEN/Besoj se asnjë shqiptar nuk ka dyshime në lidhje me mënyrën se si Edi Rama, në mënyrë të skajshme në 2015-ën, por është e sigurt nga të gjitha informacionet që ju mund ti investigoni vetë, po e rivendos të gjithë administratën në funksion të zgjedhjeve. Ky është një përdorim i burimeve shtetërore i ndaluar sot nga Kodi Zgjedhor. Por ne do shkojmë në shtrëngim deri në dispozita penale për drejtuesit e administratës që do të përdorin burimet shtetërore.

MEDIA DHE FUSHATA/Sigurisht që ka një ndërthurje të fortë me aspektin e financimin e partive politike, por ajo që ne do të kërkojmë do të jetë garantimi i kushteve të barabarta për subjektet, në një situatë ku media po censurohet gjithmonë apo po auto censurohet në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të presionit mediatik, kontrollit apo edhe lidhjeve të biznesit me politikën.

LISTAT E ZGJEDHESVE dhe SISTEMI I ADRESAVE/ Siç e dini tashmë listat kanë filluar, dhe do ti kërkojmë llogari qeverisë pse nuk trajtoi rekomandimet e OBSE/ODIHR-it në lidhje me listat përpara sesa procesi të fillonte. Situata që kemi me listat dhe procesi i adresave, i cili është deklaruar se ka nisur, në fakt ka mbetur me 1200 militantë të FREESH-it të cilët i kanë punësuar në një kompani private, e cila financohet nga një prej kompanive më të atakuara për korrupsion, siç është OSHEE, dhe pikërisht këta do të bëjnë një operacion që duhej të ishte ekskluzivisht i Ministrisë së Brendshme dhe bashkive. Të shkosh derë më derë në shtëpitë e shqiptarëve për të mbledhur të dhëna në mënyrë private është e kundërligjshme dhe asnjë shqiptar nuk do t’i japë ato të dhëna sepse do të përdoren në mënyrë selektive kundër tyre në procesin zgjedhor. Kjo është e paligjshme dhe është kundër çdo modeli që njihet në botë dhe e vetmja gjë që e shtyn Ramën, është nevoja për të manipuluar zgjedhjet nëpërmjet listave të zgjedhësve.

VOTIMI I EMIGRANTEVE/ Ajo që duhet theksuar është që edhe me ndërhyrjet e fundit në ligjin për gjendjen civile që u bënë në seancën e fundit të parlamentit, në mënyrë definitive Partia Socialiste i shuan të drejtën emigrantëve për të votuar në Shqipëri.

ROLI I POLICISE NE ZGJEDHJE/Krerët e policisë duke qenë palë me krimin në trafikun dhe mbjelljen e drogës, askush nuk mund të besojë tek ta. Për më tepër që policia është politizuar në mënyrë të skajshme, ku njëherë në 3 muaj kryeministri mbledh një të tretën e policisë në shkallë vendi dhe u bën kongres për ti bindur që të votojnë në favor të mazhorancës. Në këto kushte, mos prisni që Policia e Shtetit do të jetë ajo që do të garantojë që kriminelët do të rrinë larg qendrave të votimit.

FORCIMI I POLITIKES PENALE/Ne kemi tashmë një paketë e cila parashikon shtrëngimin e politikës penale kundër krimit zgjedhor. Siç e dini, ligji i dekriminalizimit e vë krimin zgjedhor në të njëjtin nivel me korrupsionin, sepse është një nga format më të rënda të korrupsionit që mund të ndodhë, që ndalon për 20 vite ushtrimin e funksioneve e për rrjedhojë do ta çojmë politikën penale në këto nivele.

REFERENDUMET dhe SISTEMIN ZGJEDHOR/Sistemi zgjedhor, ky që është, ka nevojë për të shtrënguar disa elementë për ta bërë më efikas dhe për të korrigjuar elemente që kanë provuar të jenë problematike. Për shembull, kemi parti politike që regjistrohen në mënyrë fiktive dhe është një mekanizëm mafioz për të kontrolluar votën. Parti të cilat nuk ekzistojnë, agjentët e shitblerjes së votës do të dirigjojnë votën e familjeve të caktuara tek sigla të vdekura partish në koalicionin qeveritar. Nëpërmjet kësaj skeme, PS po bën gati kontrollin e votës së mijëra shqiptarëve. Kjo është një shuplakë në fytyrën e shqiptarëve dhe gjithsekush duhet ta refuzojë por detyra jonë është ti vëmë fre me ligj kësaj skeme mafioze siciliane të blerjes së votës.

Referendumi është një instrument me rëndësi të madhe përtej asaj që ju keni provat që mazhoranca ka bllokuar çdo mundësi referendumi, por ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin përmes referendumeve përkundër asaj që kërkon politika.

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    31/12/2016 at 02:20

    Te gjitha prapesite qe behen ne ate vend dihen nga te gjithe, ndryshe mafiozet nuk e marin dot pushtetin, parate e pista perdoren shume kollaj nga keta pisa, sepse nuk I kane nga djersa e tyre, cdo gje qyl, shperdorohet shpejt dhe pa droje, sepse nuk eshte perdoruar as krahu as eshte derdhur djerse per ta fituar, per sa kohe qe ne politike do jene maja e komunizmit si: Ruci, Kokedhima, Rama, gjithe te tjeret qe fshihen pas tyre, duke vene ne skene femijet e tyre, niperit, mbesat, kusherinj e krushqi, te cilet hiqen si demokrate, me qellim qe t’i votoje populli, e ky popull nuk di asgje per te kaluaren e tyre, se te kujt jane, se sa njerez kane burgosur, internuar, vrare, ku akoma nuk I dihet se ku jane varrosur, mashtrime nga me te ndryshmet, vetem per te mashtruar dhe nderkombetaret, prandaj duhet nje pune shume e madhe, qe nga regjistrimi I te gjithe atyre qe ndodhen aktualisht ne vend, nje liste tjeter per gjithe te ikurit, e kjo behet me ane te njerezve tuaj qe keni ne cdo vend te botes, sepse ata atje mashtrojne, duke votuar ne emer te te gjithe te ikurve, a dihet numri I sakte I te ikurve? E pra ketu eshte celesi I kesaj fatkeqesie ne votime, sa shume njerez vdesin cdo dite atje, duke I shtypur me makina, sa kane vdekur nga vrasjet me arme, vdekje macabre Brenda familjeve, njerez qe akoma nuk gjenden se ku jane, persona qe studiojne jashte vendit dhe nuk vijne per te votuar, shume e shume te tjere, qe per aresye shendetesore nuk votojne, besoj se po te behet nje sondazh, do dale qe jane me teper jashte teritorit Shqiptar, sesa Brenda, kjo eshte nje fatkeqesi e madhe per demokracine, ku vota vidhet me para te pista. DUHET NJE PUNE KOLOSALE DUKE BASHKEPUNUAR ME TE GJITHE DEMOKRATET KUDO QE JANE, NDRYSHE ASNJEHERE NUK DO BEHEN ZGJEDHJE TE NDERSHME, ATJE FALSIFIKOHEN DOKUMENTAT E IDENTITETIT, KA NJEREZ QE EKZISTOJNE ME DISA IDENTITETE, KETO I BEN Ruci, qe vdekte ishalla bashke me idiotin tjeter.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>