PD: Vetëm tre ditë dimri iu desh kësaj qeverie për t’u zhveshur si Rama dikur

berat

26 vjetori i themelimit të degës së PD-së në Berat/ Deputeti demokrat, Edi Paloka: “Kjo është një qeveri që ka grabitur që ditën e parë që ka ardhur në pushtet me taksa, gjoba dhe ndaj ne jemi të detyruar që të paguajmë çdo gjë, na kanë grabitur çdo ditë në tre vite”

Partia Demokratike e ka konsideruar si paaftësi të Edi Ramës situatën e krijuar në vend gjatë ditëve të fundit. Nga qyteti i Beratit, ku mori pjesë në pritjen për 26 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në këtë qytet, Paloka tha se edhe mbyllja e shkollave lidhet me mungesën e ngrohjes dhe jo situatës së ardhur nga gripi. Paloka uroi demokratët e këtij qyteti, të cilët 26 vite më parë krijuan degën e kësaj partie. Pasi uroi demokratët për përvjetorin e krijimit të degës Paloka është ndalur në fjalën e tij në analizimin e situatës në vend dhe kryeministrin Rama e ka cilësuar si një të çmendur që ka marrë në dorë të drejtojë këtë vend dhe rezultat po i shohim vetë të gjithë.“Vetëm tre ditë dimër i mjaftuan kësaj qeverie për t’u zhveshur ashtu si Rama dikur” – u shpreh Paloka në fjalën e tij, ku ndër të tjera akuzoi dhe drejtuesit e firmave që kanë marrë përsipër pastrimin e rrugëve, të cilët nuk po bëjnë punën e tyre. Kjo është një qeveri që ka grabitur që ditën e parë që ka ardhur në pushtet me taksa, gjoba etj. dhe ndaj ne jemi të detyruar që të paguajmë çdo gjë, na kanë grabitur çdo ditë në tre vite”, u shpreh Paloka.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>