Për 10 ditë ndahemi nga narko-republika e Edi Ramës

rinas

Pas takimit me presidentin e SHBA, Donald Trump, kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha u prit dje në aeroportin “Nënë Tereza”nga mijëra mbështetës të alternativës për ndryshimin e madh në Shqipëri. Në fjalën e improvizuar, kreu i opozitës së bashkuar theksoi se brenda 10 ditësh, Shqipëria do të ndahet nga Republika e drogës dhe e kriminelëve, pasi zgjedhjet e 25 qershorit do t’i hapin derën Republikës së qytetarëve. Ai e vlerësoi si të jashtëzakonshëm takimin me presidentin e SHBA-së, duke shtuar se është mëse i vendosur për projektin e tij për një Republikë të Re të qytetarëve

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zbriti rreth orës 13:00 në aeroportin “Nënë Tereza” pas vizitës në SHBA. Në dalje u prit nga qindra demokratë, të cilët mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Për media, Basha ka deklaruar se takimi me Trump ishte i jashtëzakonshëm dhe se një fitore e madhe e pret PD me 25 qershor. “Pas takimit të jashtëzakonshëm me Presidentin Trump, jam edhe më i vendosur për zbatimin e planit tim për një ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.Jeni nga Tirana, Fushe Kruja, nga zona përreth mesa po shoh. Ju falenderoj për ketë pritje të jashtëzakonshme, për këta flamuj që valëviten krahë për krahë me aleatin tonë SHBA, nga e cila po kthehem nga një takim i jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump. Në një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënëse, javës së Shtëpisë së Bardhë për punësimin, dhe prioritetit numër një për ne, punësimit, stazheve, financimit të studentëve për krijimin e vendeve të punës. I jashtëzakonshëm takimi me përshtypjet më të paharrueshme, e jashtëzakonshme mbështetja e Trump për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por edhe 10 ditë na ndajnë për t’u ndarë njëherë e mirë me republikën e mashtrimeve, drogës, kriminelëve dhe për t’i hapur derën Republikës së qytetarëve, ekonomisë sëfortë dhe të nesërmes së sigurtë. Kjo është ajo qe presim të gjithë, kjo është ajo për të cilën po luftojmë ditë e natë, apo jo, kjo është ajo që pret bota nga ne, aleatët nga ne, ndaj mos të harxhojmë asnjë minutë, le tëmarshojmëçdo ditë drejt republikës së qytetarëve”, tha Basha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>