Për herë të parë – Sondazhi i IPR: Ora News, televizioni i tretë më i ndjekur e më i besuar

sondazh2-768x581

Ora News dhe IPR Marketing sjellin për herë të parë një sondazh jo politik por që ka të bëjë me tregun televiziv. Ky sondazh sjell renditjen e televizioneve sipas shikueshmërisë, besueshmërisë. Kush ndiqet më shumë sipas fashës së orareve.

Kush janë emisionet më të shikuara, analistët dhe moderatorët më të ndjekur.
Në këtë sondazh Ora News renditet televizioni i tretë më i shikuar në rang kombëtar nga qytetarët shqiptarë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit renditet televizioni i parë sa i takon shikueshmërisë. Në Tiranë renditet i dyti.
Ora News renditet gjithashtu edhe televizoni i tretë sa i takon besueshmërisë tek publikut shqiptar.
Jo vetëm kaq supriza është se shqiptarët zgjodhën Ora News për të parë zgjedhjet dhe rezultatin. Ora News kryeson televizionet me 33%. Gjithashtu 75% e të anketuarve i besuan sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News
Ky sondazh u publikua mbrëmjen e së hënës (11 shtator) në emisionin Tonight Ilva Tare.
Në studio për të diskutuar mbi këto grafika ishin analistët Afrim Krasniqi, Dritan Hila, Atur Zheji dhe Blendi Çeka. Ndërsa në lidhje drejtëpërdrejtë nga Italia në studio ishte Antonio Notto, drejtori i IPR Marketing.  Monitorimi është bërë përgjatë katër muajve, prill-korrik 2017.  Kampioni: Janë pyetur 2000 persona përmes telefonatave. Publikimi i sondazhit. Pyetjes “Shihni në mënyrë të vazhdueshme televizion?”88% e të anketuarve i janë përgjigjur: Po çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.
Të pyetur nëse Në muajin e fundit ju ka ndodhur të shihni qoftë dhe rastësisht…?
Anketuesit kanë renditur TV Klan të parin, me 83% Top Channel të dytin me 80% dhe Ora News të tretin me 77%. Më pas vijnë Vizion Plus me 72% , TVSH me 63 % , News 24 me 60 %, ABC News me 57 %. I fundit në renditje është Report TV me 50 %. Në pyetjen drejtuar për televizionet “Ju e gjykoni të besueshëm apo jo…?. Top Channel është renditur i pari me 82 %, TV Klan i dyti me 79 % dhe i treti renditet Ora News me 76%. Vizion Plus renditet me 74 %, ABC me 69%, TVSH po me 69 %. Pas tij vijnë News 24 me 65 % dhe i fundit Report TV me 58 %. Nje tjeter e dhene interesante eshte dhe fasha e orareve që janë ndjekur televizionet muajin e fundit. Ora News ndiqet me shume ne fashen 21- 24:00, më pas renditet fasha e dyte ora 18:21:00 . Top Channel ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00 . Edhe Tv Klan ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00. Ora News, tv i pare ne Durres, ne Tirane i dyti me i ndjekur
Sipas vlerësimit të sondazhit të IPR Marketing: -Në Shqipëri Ora News renditet televizioni i tretë
-Në qarkun e Durrësit Ora News është televizioni i parë, në qarkun e Tiranës është i dyti më i ndjekur
-Përsa i përket burrave (63%) Ora News është televizioni i tretë, ndërsa përsa i përket grave (75%) është televizioni i dytë. -Ora News TV shihet nga 63% e të rinjve, 75% e njerëzve të moshës 35-54 vjeç dhe 84% nga njerëzit mbi 54 vjeç. Për sa i përket të rinjve, Ora News TV është televizioni i tretë, për njerëzit e moshës 35-54 vjeç Ora News është televizioni i dytë dhe për njerëzit mbi 54 vjeç Ora News është televizioni i dytë me të njëjtën përqindje si Top Channel.

Shqiptarët zgjodhën Ora News për të parë zgjedhjet dhe rezultatin

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin ngjarja më e rëndësishme politike por dhe për shqiptarët.
Një fakt të tillë e konfirmojnë dhe të dhënat e sondazhit të IPR Marketing, ku nga 2000 persona të pyetur nëse i kanë ndjekur zgjedhjet e fundit parlamentare, 80% e të anketuarve janë përgjigjur Po, ndërsa 20% Jo. Të pyetur se në cilin kanal i kanë ndjekur më shpesh zgjedhjet dhe në cilin kanal i kanë parë rezultatet e zgjedhjeve, Ora News kryeson televizonet, 33% e të pyeturve i kanë parë më shpesh zgjedhjet në këtë televizon dhe 32% e të pyeturve kanë parë rezultatin e zgjedhjeve në Ora News TV.
Televizioni i dytë renditet Top Channel me 23 dhe 21%, News 24 me 18 dhe 18%, TV Klan 16 dhe 15%, ABC News 2 dhe 2%, Report TV 2 dhe 2%, TVSH 2 dhe 2%, Vizion Plus 1 dhe 2%.
Zgjedhjet, 75% e shqiptarëve i besuan sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News
Sondazhet e IPR Marketing dhe Ora News të cilat i ranë në kokë rezultatin zgjedhor të 25 qershorit rikonfirmojnë besueshmërinë tek shqiptarët.
Të pyetur “Sipas jush, sondazhet e publikuara nga Ora News, ishin…?
75% e të anketuarve i kanë vlerësuar të besueshme, 22% janë përgjigjur Nuk e di dhe vetëm 3% e të pyeturve i kanë vlerësuar si jo të besueshme.
Pyetjes “Sipas jush Ora News i trajton në mënyrë të paanshme/të thellë..?
74 % e të anketuarve janë përgjigjur se temat politike trajtohen në mënyrë të paanshme ndërsa 59 % kanë thënë se këto çështje trajtohen thellë.
Ndërsa për fusha si sporti, kronika apo çeshtjet ekonomike shifrat nuk i kalojnë 60.
Të pyetur mbi pikat e forta të TV Ora News, 24% vlerësojnë programet, 19% zotësinë për të mbuluar ngjarjet më të rëndësishme, 18% informacionin e përkujdesur, 15% të qënit objektiv, 5% profesionalitetin e bashkëpunëtorëve, 2% njohjen për merita, 17% janë përgjigjur “Nuk e di”.
Të pyetur lidhur me programet e transmetuara në Ora News
“Gjatë muajit të fundit ju keni ndjekur qoftë edhe rastësisht..? Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen..? 67% e të anketuarve janë shprehur se kanë ndjekur Tonight dhe 92% janë shprehur se ju pëlqen. Emisionin Arena e kanë ndjekur 32% dhe 84% e të pyeturve kanë thënë se ju pëlqen.
Të pyetur rreth ketyre dy drejtuesve televizivë të Ora News, nëse i njohin dhe cili është mendimi i tyre për ta, 79% e të anketuarve janë shprehur se njohin drejtuesin e Tonight, gazetaren Ilva Tare dhe se 94 % kanë mendim pozitiv. Ndërsa drejtuesin e “Arena”, Dritan Hila e njohin 45% dhe 89 % kanë mendim pozitiv.
Çili, analisti që e njohin të gjithë. Për Erli Muratin kanë mendim pozitiv
Sa i takon analistëve të Ora News – Pyetjes “I njeh..? Cili është mendimi juaj për..? Në vend të parë si më i njohuri renditet Henri Çili, pas tij Artur Zheji, Dritan Hila, Anila Basha dhe Lorenc Vangjeli ndajnë të njëjtën përqindje njohje e me rradhë. Sa i takon mendimit për analistët, 85% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Erli Muratin, 82% për Jonida Godolen, 80% për Ben Andonin, Aleksandër Çipa dhe Ervis Iljazaj kanë të njëjtën pëlqyeshmeri në publik.
Antonio Notto: Është e hera e parë në Shqipëri që kryhet ky sondazh: Sikurse ju e dini nuk kemi frikë apo merak për të bërë sondazhe politike, merreni me mend sa frike mund të kemi të bëjmë sondazhe për televizionet.Është e hera e parë në Shqipëri që kryhet ky sondazh. Në këtë mënyrë mund të kemi një ide të rëndësisë, peshës jo vetëm të televizioneve por dhe programeve dhe drejtuesve të programeve.
Antonio Notto shtoi më tej se: Kampioni përfaqësues është përfaqësues i të gjithë popullsisë shqiptare, nga qendrat urbane në fshatra. Popullsia është ndarë sipas gjinisë, moshës dhe vendbanimit.E njëjta metodologji si ajo e zgjedhjeve.
Notto: Për çdo televizion, kemi kërkuar nivelin e njohjes dhe nivelin e besueshmërisë. U kemi bërë të njëjtat pyetje. U dhamë një renditje të rastësishme. Është një metodologji që përdoret për të mos ndikuar tek teleshikuesit. Është metoda e rotacionit.
Artur Zheji: Meqë shqiptarët shohin shumë televizione kanë besim tek televizionet. Unë besoj se është e kundërta. Ata shohin disa stacione për të certifikuar informacionin që marrin.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>