Për njerëzit e pushtetit nuk po vlejnë as ligjet dhe as normat morale

Për njerëzit e politikës në botën shqiptare duket se nuk po vlejnë as ligjet dhe as normat morale.Shoqëria ka të drejtë nga funksionarët e lartë të kërkojë që të japin llogari për punën dhe qendrimet e tyre.Llogaridhënia rrjedh nga ligjet dhe nga përgjegjësia dhe normat morale të cilët në vendin tonë nuk po respektohen.Është njerëzore që gjatë punës edhe të gabohet. Personi publik të cilit i ka mbetur te etika, nuk do të presë të veprojë dora e ligjit, por nëse gabon do të japë dorëheqje nga posti.Kështu ai tregon se është njerëzore të gabohet, por që përgjegjësia duhet të funksionojë në secilën shoqëri demokratike.Kur vepron pafytyrësia atëherë duhet të veprojnë mekanizmat për shkarkimin e secilit pa marrë parasysh postin që ushtron.Më e keqja e gjithë kësaj është se politikanet të cilët gjenden lart në strukturat shtetërore po punojnë fshehurazi, po veprojnë jashtë kompetencave të cilat janë të lejueshme me ligje te caktuara.Kemi pasur shumë afera korruptive dhe të krimit të organizuar të cilat nuk kanë përfunduar në mënyrë meritore, se organet e drejtësisë po punojnë shumë në menyrë selektive.Kjo tregon gjithashtu se nuk po respektohet rendi shoqëror dhe nuk po respektohet as kushtetuta e vendit.Drejtësia po ka të meta të madha edhe në rastet më të thjeshta, e kur bëhet fjalë për rastet e rënda ato p o presin me vite që të përfundohen.Kur gjerat qendrojnë kështu, ateherë funksionarët e lartë të shtetit nuk e kanë ndjenjën e fajësisë dhe po veprojnë lirshem pa frikë se do të ndeshen me ligjin.Të gjitha të këqijat të cilat po i bëjnë karshi shtetit udhëheqësit tanë shpejt po bien në harresë.Shumë njerëz u vranë pas luftës për motive të ndryshme, dhe shumë nga keto raste pak e pan dritën e diellit.Këto lëndë tashmë i ka mbuluar pluhuri i harresës.Aferat e njerëzve të politikës nuk po ndëshkohen. Edhe nëse  po ndëshkohen po ndëshkohen me largimin e tyre nga posti, por jo për shumë kohë.Ata po kthehen në postet e larta pushtetare më ndihmen e njerëzve të fuqishem të cilët që shumë kohë janë bërë alfa dhe omega.Gjithçka po relativizohet në këtë shtet sikur mos të kishte ndodhë ama bash asgjë.Të gjithë ata të cilët po e marrin pushtetin, po lavdërohen se kanë punuar më mirë së pushtetet e kaluara.Kjo është pafytyrësia, mos përgjegjësia dhe mungesa e moralit politikë të kësaj kaste politike.Secili po punon që t’i forcojë radhët e veta partiake e pastaj edhe pushtetare edhe pse nuk e kanë dhënë provimin për të mirë.Secila garniturë pushtetare e cila po vjen në pushtet është duke u treguar më e dobët së tjera në shtetndërtim dhe mirëqenje.Agresiviteti i tyre politikë tashmë i ka kaluar të gjitha parametrat e normales. Demokracia më shumë ka mbetur  nocion abstrakt. Nga këto të meta jemi duke pësuar shumë si shoqëri dhe si shtet.Të gjithë po i mbrojnë pozicionet e tyre politike edhe pse ato pozicione janë duke e dëmtuar rëndë vendin politikisht dhe ekonomikisht. Kjo mospërgjegjësi e udhëheqjeve të shtetit  është duke vazhduar me trend të pandalshëm. Mospërgjegjësia ka përfshi  deri diku edhe opozitën, e cila bukur shumë po sillet si pozita.Është duke ardhë në shprehje antisistemi, si kundërvënie sistemit i cili rregullon nje rend shoqëror. Këto anomali te antisistemit do të duhej të eleminoheshin nese dëshirojmë që proceset të marrin kahje pozitive. Vizionet apo pa vizionet e këtyre njerëzve të politikës janë duke na dërguar në ferr, nuk janë duke korresponduar me vizionet e shqiptarisë, si në Kosovë, por edhe në Shqipëri.Ne sisteme gjithçka funksionon ashtu si duhet, përkundër antisistemit.Politikanët në vendet më përgjegjësi nuk po përgjigjen për veprimet e tyre të dëmshme.Po e lidhin fatin e tyre në politikë më fatin e popullit që nuk përkon fare më realitetin. Po thurin intriga të ndryshme me qëllim që ta mjegullojnë sa të jetë e mundshme situatën  e keqe politike dhe atë ekonomie sociale .Këta po tregojnë së nuk janë më shumë se amatora në politikëbërje, dhe lakmitarë të përfitimeve të te mirave materiale. Njeriu i ynë është duke humbur gjithnjë e më shumë lirinë personale dhe dinjitetin …

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>