Për shqiptarët po vjen vera, për Ramën dimri

ramajpg

Bateritë e propagandës qeveritare po mundohen të drogojnë opinionin me lajme të rreme sikur kriza politike po kapërcehet, por kokat e turkut s’e ndalin dot protestën që do mbyllet vetëm me largimin e narko-qeverisë. Trupi Diplomatik ka kuptuar se kriza mishërohet nga Edi Rama, prandaj edhe afati ultimativ i zgjedhjeve të afërta po bën të domosdoshme largimin e një kabineti qeveritar, që është politikisht i vdekur, por ende i pakallur

Berisha-Ramës: Dorëhiqu, shkërmoqja e mazhorancës është e pashmangshme

Pyetja e Ditës: A po flitet mirë për të shkarkuarit-ministra, siç në morte flitet mirë për të vdekurit?

Mbështetës dhe zyrtarë të PD-së vazhdojnë të qëndrojnë në tendën e ngritur para selisë së kryeministrisë, në mbështetje të kërkesës për zgjedhje të lira e të ndershme, si sinonim i integrimit të Shqipërisë në Evropë, për t’i dhënë fund një herë e mirë demokracisë fasadë dhe zgjedhjeve fasadë të qeverisë së rilindjes. Pranverat e lirisë demokratët i kanë nisur bashkë dhe i kanë fituar bashkë, kështu ndodhi edhe në këtë ditë festuese të verës ku qindra qytetarë ju bashkuan çadrës së lirisë. Kjo dëshmon njësimin e opozitës me qytetarët dhe kauzën e tyre, ashtu si po dëshmon rezistenca e vazhdueshme dhe qëndresa në mbrojtje të interesave qytetare. Kjo protestë është sfida e qytetarëve me mbështetjen e opozitës. Të gjithë qytetarët kanë mundësinë e tyre për të marrë pjesë dhe për të treguar deri ku ka arritur pakënaqësia dhe zhgënjimi ndaj një qeverie të sinkronizuar me krimin. Më në fund në këtë ditë festim pranvere vjen frymëzimi nga sheshi i lirisë. Qytetarët kanë nevojë për frymëzim dhe besim se opozita është alternativa e duhur, e cila bashkonte gjithë shtresat e shoqërisë që nuk e pranojnë qeverisjen arrogante korruptive dhe të inkriminuar përgjatë këtyre katër viteve. Opozita ka ndërmarrë një rrugë të vështirë në mbështetjen e njerëzve të thjeshtë dhe problemeve të tyre dhe jo mbas lakmisë së pushtetit. Ajo qëndron e fortë dhe e bindur se është e aftë të ndërtojë një të ardhme të re, prandaj vendosi të qëndrojë në shesh në krah të popullit. Po teksa shohim vendosmërinë e Bashës, opozitës dhe qytetarëve në mbrojtje të kauzës së tyre, dje pamë edhe teatrin e radhës së Ramës për të treguar se gjithçka po funksionon normalisht. Në rilindjen e krimit asgjë nuk ecën normalisht. Ditën e djeshme, Rama për t’i treguar shqiptarëve se lëvizja e ministrave ishte thjesht një proces që nuk ndikon në ecurinë e qeverisë, gjatë inaugurimit të Pazarit të Ri kishte marr me vete edhe Samir Tahirin.  Prania e Tahirit në inaugurimin e Pazarit të Ri vjen menjëherë pas zërave që tregonin se ai kishte refuzuar të pranonte dorëheqjen dhe kryebanditi Edvin padyshim e ka parë si formën e duhur për të lajmëruar se gjoja çdo gjë në partinë e turpit shkon sipas pritshmërive dhe njëkohësisht për t’i hedhur hi syve shqiptarëve duke fshehur tensionet aktuale. Veliaj, i cili tashmë ka një motiv më shumë për të buzëqeshur pas krisjes së marrëdhënieve Rama-Tahiri, nuk nguroi ta shfaqte euforinë dhe me një ton të përulur nisi të “recitonte” një sërë falenderimesh dhe lavdërimesh për liderin e tij shpirtëror. Poshtë fasadave fshihet gjendja e vërtetë e kësaj qeverie kriminale. Zëvendësimi i ministrave nuk e ndihmon aspak Ramen, sidomos kur përballë ka një lëvizje popullore të vendosur për të çuar deri në fund kauzën e tyre për Qeveri teknike që do mundësoj zgjedhje të lira.

Berisha-Ramës: Dorëhiqu, shkërmoqja e mazhorancës është e pashmangshme/Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe të pranojë kërkesën e opozitës për krijimin e qeverisë teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Berisha ka folur pasditen e djeshme nga çadra e opozitës, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se mazhorancën e ka ndërtuar me kriminelë dhe persona me rekorde kriminale.  Ai u shpreh se tashmë do ju takojë të gjithëve fundi i si largimi i ish Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi tashmë e ka radhën revolucioni i qytetarëve. Duke nënvizuar se protesta e opozitës nuk është për pushtetin por për votën e lirë, Berisha tha se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka deklaruar Ramës se ishte ai i filmuar në hotelin e Klement Balilit. Berisha i bëri thirrje Ramës që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të largohet, pasi fundi i mazhorancës është i pashmangshëm. “Pas Saje qorrit do shkoni me radhë. Ky është revolucioni demokratik i shkurtit 2017. Ky revolucion po ecën drejt fazës finale, triumfit përfundimtar. Përshëndes me shumë respekt të gjithë ata qytetarë, intelektualë, të cilët nuk ndajnë me ne të njëjtat bindje, por ndajnë me ne vlerën dhe besimin se vota e lirë është themeli i shoqërisë së lirë dhe kanë ardhur në këtë çadër. Le t’i bëjmë thirrje Edvin Kristaq Ramës; thirri mendjes në të ka mbetur qoftë edhe një nanogram arsye, jep dorëheqjen, hape rrugën. Kjo është betejë për votën, nuk është betejë për pushtetin. Pushtetin do ta vendosin shqiptarët me votën e lirë, por ne jemi të vendosur për çdo sakrificë për votën e lirë. I bindur të jesh se forcë në botë pa realizuar qëllimin tonë nuk do të mund të na pengojë. Mblidhi në Kryeministri të gjithë vrasësit, të gjithë trafikantët, të gjithë pengmarrësit e Shqipërisë. Je i pashpresë. Më mirë dorëzohu, prano qeveri teknike, hapi rrugë vendit dhe të ecim përpara. Lëri përpjekjet. Ti je peng i krimit. A e dëgjuat akuzat që i bëri Saimir Tahirit të nesërmen? Tek Balili tha Tahiri, nuk jam i filmuar unë, por je ti Edi Rama dhe absolutisht është e vërtetë. Largohu se do të krehin me lecka. Kundër qeverisë dhe Edi Mavrisë. Shkërmoqja e mazhorancës së qelbësirave, e bazuar mbi drogën është fat i pashmangshëm në ditët dhe javët që vijnë.” Përfundoi fjalën e tij nga çadra e lirisë ish Kryeministri Berisha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>