Perëndimi të ndalë dorën e Ramës mbi votën e shqiptarëve

bashaaa

Opozita e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në një dialog me qeverinë, i lehtësuar nga tryeza e presidentit Nishani, në mënyrë që vendi të çlirohet nga e keqja e krimit të organizuar dhe trafikantëve të kanabisit. Grupi parlamentar i PD ka mandatuar kryetarin Basha për negociata direkte, duke mbështetur kursin e deritanishëm të protestës dhe duke kërkuar angazhimin e ndërkombëtarëve që të kontribuojë në ndaljen e dorës së kryeministrit, e cila është zgjatur drejt votës së shqiptarëve

Joseph Daul: Lufta kundër drogës, vendimtare si për Shqipërinë, edhe për BE

Lulzim Basha: S’ka asnjë pazar me vullnetin e protestës, droga është vënë në krye të agjendës evropiane

Në kulmin e krizës së thellë politike që ka mbërthyer vendin, Perëndimi angazhohet të garantojë votën e lirë të qytetarëve shqiptar nga narkomafia në pushtet. Ditën e djeshme është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ndërsa prej më shumë se dy orësh është diskutuar dhe komunikuar me video-konferencë me Presidentin e PPE-së, Daul, dhe komisionarin Johanes Hahn. Ndërkombëtarët i kanë thënë opozitës që bojkoti i zgjedhjeve parlamentare nuk është opsion për t’u diskutuar dhe kanë rikonfirmuar paketën McAllister të negocimit, ofruar më 25 prill kur mbërriti në Tiranë për të negociuar mes palëve. Daul e Hahn dolën garant gjithashtu që të zbatohet ajo marrëveshje nëse Basha dhe Rama bien dakord. Daul dhe eurokomisioneri Hahn mësohet se kanë deklaruar gjatë videokonferencës se Partia Demokratike dhe aleatët duhet të hyjnë në zgjedhje, pasi do të bëjnë të pamundurën që të mbahet një proces zgjedhor i papërlyer nga vota e krimit dhe drogës. Kjo në fakt është urgjente për vendin, pasi siç është faktuar në çdo palë zgjedhje të organizuara nga Edi Rama në këto 4 vite, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit do përdorën për të blerë zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye, opozita me mbështetje të fortë qytetare, miqve dhe partnerëve ndërkombëtar, proteston prej më shumë se 70 ditësh. Sot në vend s’ka njeri që nuk e di se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por dhe Edi Rama është i vetëdijshëm se pa pasur karrigen e kryeministrit, nuk mban dot pushtetin dhe paratë që u ka vjedhur shqiptarëve. Kjo është arsyeja kryesore perse ai nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Deklarata e kryetarit Basha, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës/“Grupi parlamentar u mblodh në radhë të parë për një komunikim të drejtpërdrejtë me Daul e Hahn. Gjatë kësaj videokonference u përcoll shqetësimi i madh i PPE për krizën politike dhe elektorale në Shqipëri, shqetësimi i jashtëzakonshëm për situatën e krimit dhe të drogës, si një problem shqiptar dhe evropian. U përcoll angazhimi afatgjatë i Perëndimit në luftën kundër drogës, çka është një lajm i mirë për shqiptarët dhe Shqipërinë. E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është, në sfondin e rezolutës së PE për drogën. U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar. Për të shmangur çdo keqinformim, që s’ka munguar. Realizoj përgjegjësitë e mia personale për mosshpjegimin e asaj çka ndodhi të martën e kaluar, ku për 90 minuta sqarova të dërguarin e PPE për kthimin e Shqipërisë në një garnizon të krimit të organizuar. Më vonë, u ra dakord për dy takime të veçanta në Pallatin e Kongreseve, ku na u paraqit një dokument me tre pika ku paraqiteshin këto propozime: shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave me persona teknikë të propozuar nga Rama e të miratuar nga opozita, si dhe një sërë propozimesh të tjera të dobishme që garantoheshin nga vullneti politik. Prania e 4 ministrave teknikë u gjet krejtësisht e pamjaftueshme, sepse Rama në këto 4 vite ka treguar se është i paskrupullt dhe i vendosur të blejë ministra teknikë e deputetë; prandaj kundërpropozimi ynë ishte qeveri teknike me kryeministër të propozuar nga mazhoranca. Lidhur me datën e zgjedhjeve, u shprehëm se data kushtëzohet nga realizimi i një sërë kushtesh të procesit zgjedhor.

Beteja e opozitës është një betejë për qytetarët shqiptarë, për të çliruar qytetarët nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, dhe s’është një betejë personale e kryetarit të PD. Ofruam gjithë gatishmërinë që mund të ofrojmë për votën e lirë të shqiptarëve. U hoqën paralele me Maqedoninë, në mënyrë që të mos ketë dy standarde, meqenëse në një vend ku ka përgjime u përdor qeveria teknike, ndërkohë që pas provave që ofrojmë pasivisht, po ngurrohet që të shkohet drejt zgjidhjes së qeverisë teknike. E papranueshme është edhe identifikimi i opozitës si problemi, kur në fakt ajo e ka denoncuar problemin dhe problemi është qeveria.

Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me PS, PD të bashkohet për gjetjen e një zgjidhjeje. PD heq dorë nga beteja morale drejtuar përgjegjësve, në momentin që PS bashkohet për të luftuar të keqen. Edi Rama mban peng një komb të tërë, duke refuzuar të japë dorëheqjen. Qeveria teknike dhe votimi elektronik janë për PD mjete për të arritur realizimin e zgjedhjeve të ndershme, por nëse ka propozime të tjera që mbërrihet tek i njëjti qëllim, jemi të gatshëm t’i dëgjojmë, por deri tani s’i kemi dëgjuar. Opozita merr peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, duke dorëzuar çdo benefit politik, por me kusht që të garantohet vota e lirë. Nuk ka më hapësirë për fasadë dhe asnjë zgjidhje-fasadë që s’garanton votën, s’do të pranohet. Me këtë qasje shkojmë në negociatat e thirrura nga Presidenti i Republikës”.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    03/05/2017 at 22:11

    Perendimi jo vetem doren e Rames duhet te ndale per te mos vjedhur votat duke mashtruar me emrat e te gjithe te ikurve, me tjetersim identitetesh, ku shume njerez ekzistojne me dy deri ne disa emra dhe mbiemra te tjetersuar, duke u regjistruar ne disa qendra votimi Brenda qytetit ose fshatit ku ka lindur dhe ne listen e vendit ku eshte zhvendosur, keto jane shume te kapshme, cdo dite po bejne bllofe neper emisionet ku ketyre faqezinjeve po iu del boja, me mashtrime nga me te ndryshmet, qe nga pronat e cdo gje qe cenon privatesine e cdo qytetari. Une jam nje qytetare e TIRANES, sot nuk jetoj atje prej disa vjetesh, ai kryeministri juaj immoral, kriminel dhe mascara, ka tentuar me ane te policit, te cilin e ka paguar, oper te me perdhunuar vetem se une kerkova nje te drejten time me ligj, per te verifikuar eshtrat e familjarit tim, pasi une e kerkova tek bashkia ku ai ishte ato vite kryetar, prandaj bejeni tani ne keto ne emisionin opinion qe ta degjojne te gjithe se cfare mostre eshte, une jam ne moshe te madhe, pensioniste, jam gjyshe 4 here, ai jo qe nuk meriton te jete ne krye te shtetit, por as ne politike me ,kurre nje felliqesire si ai, denoini sot keta plera, qe neser mos te vuani.Mos ma publiko emrin, sepse kam familjaret e mi atje. Me shume respect te gjitheve.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>