Përfaqësuesit e artit nga Sheshi i Lirisë tregojnë se audicionet e propaganduara nga “Rilindja” janë fiktive

bash

Basha: Në “çadrën e lirisë” dëgjohet zëri i lirë i artistëve dhe gjithë shqiptarëve

Paraditen e djeshme kur u shënua plot dy muaj nga protesta madhështore e 18 shkurtit në “çadrën e lirisë”, lideri i opozitës Lulzim Basha bisedoi me student, artistë të rinj dhe pedagogë për kulturën dhe artin në vend. Në këtë bashkëbisedim theksi u vendos tek lidhja e artitme politikën dhe u shpjegua se për sa kohë politikanë si Edi Rama vendosin rregullat e lojës për artistët, këta të fundit vuajnë mungesën e lirisë në të shprehur, në të vepruar dhe lirinë për të konkurruar si të barabartë mes njëri-tjetrit. Sipas përfaqësuesve të artit në konkurset aktuale të diktuara me urdhër të kryeministrit mungon plotësisht vlerësimi në bazë të meritokracisë. Kryedemokrati Basha i tha studentëve të artit se duke vrarë frikën dhe ngritur zërin nga agora qytetare e 60 ditëve pa ndalim, ata bëhen pjesë e bashkimit qytetar që vjen duke u rritur dita ditës. “E vërteta dhe e drejta si asnjëherë tjetër mbarten mbi shpatullat e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm që vijnë ditë për ditë në këtë tempull të lirisë. Në këtë tempull të lirisë, ku sot janë studentët e artit. Dje kishim njerëz nga fusha e ekonomisë, më përpara nga fusha të tjera, të biznesit, të shëndetit, të mësuesisë, sot njerëzit e artit. Nga të gjithë fushat e jetës, nga çdo shtresë shoqërore, të gjithë janë këtu, të gjithë jemi këtu.Të vetmit që nuk vijnë dot këtu, janë trafikantët dhe kriminelët e bërë njësh me Edi Ramën. Si asnjëherë apo rrallëherë në historinë tone, kjo zgjidhje përbashkon të djathtë e të majtë. Mos e harroni këtë! Edhe ata që nuk kanë mundësinë të jenë këtu me ne, kanë pasur këtu zëdhënësit e tyre, i kanë pasur zëdhënësit e tyre kudo ku zëri i lirë akoma mund të dëgjohet”, u shpreh Basha.Kreu i opozitës së vendit deklaroi se prej dy muajsh “çadra e lirisë” i ofron vendit zgjidhjen për të mundësuar themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, jo për hir të rrotacionit politik dhe forcën politike që drejton, por për hir të demokracisë dhe vlerave europiane. “Gjendja e vendit është kritike. Jemi këtu tash 60 ditë duke kërkuar dhe ofruar zgjidhje. Kjo zgjidhje, është për qytetarët shqiptarë, për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, për atë që ne e quajmë Republika e Re dhe, që është shpresa e cdo prindi, nëne, e çdo babai, e çdo të riu, e të reje, se e nesërmja do të jetë e ndryshme nga e sotmja dhe në fakt e tillë do të jetë, sepse asgjë nuk do të jetë më si më pare. Që të jetë e tillë duhet ti kthejë pushtetin qytetarëve sepse pluralizmi, ndonëse ka arritjet e veta të padiskutueshme, asnjë ditë të vetme nuk ka arritur të kthehet në demokraci të vërtetë, që do të thotë sundimi i qytetarëve. Që do të thotë, pushteti politik gjithmonë në dorë të qytetarëve, pushteti ekonomik, gjithmonë në dorë të qytetarëve. Që të vijë kjo ditë, dita e standardit europian, nuk ka rrugë tjetër përvecse të ngremë themelin e bashkëjetesës evropiane, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që është kufizimi i pushtetit, që është balanca e kontrollit të pushtetit ku vendimet  janë përgjegjësi e shumicës, por kontrolli është përgjegjësi e opozitës”, deklaroi ai. Kryedemokrati Basha theksoi se rruga e nisur më18 shkurt çon drejt një realiteti komplet të ndryshëm me atë që jetojmë sot dhe përbën të vetmen mënyrë për ti dhënë fund teatrit që po luhet me të vërtetën dhe komplotin në kurriz të qytetarëve. Basha iu tha qytetarëve se pavarësisht frikës dhe kërcënimeve me të cilat ata ndeshen prej katër vitesh tashmë, besimi tek e nesërmja dhe besimi tek vetvetja është gëzimi dhe shpresa për një të nesërme më të mirë, të pushtetit të qytetarëve. “Çdo padrejtësi ekspozon, në mënyrë më akute, më urgjente dhe më të qartë, drejtësinë e kauzës tonë, urgjencën e kauzës tonë, domosdoshmërinë e kauzës tonë. Çdo padrejtësi evidente, çdo mohim i problemeve reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk na dobëson por vetëm na bën më të fortë e të vendosur për ti shkuar të vërtetës dhe të drejtës deri në fund. Ne jemi sëbashku muratorët, arkitektët, inxhinierët e Republikës së Re që është e pandalshme, është e pashmangshme. Asnjë tërheqje! Qeveri teknike, kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, nënvizoi kreu i PD. Ndërkohë regjisorja Esmeralda Stafa u shpreh se kjo që ndodh prej tre vitesh tashmë është burgosja më e madhe që i është bërë ndonjëherë artistëve pasi ata nuk kanë as mbështetjen ligjore minimale që t’i mundësojë të drejtat e tyre krijuese. “Institucionet e artit sot janë plotësisht të kapura dhe klienteliste ndërkohë që artistët janë ata që shërojnë shpirtin e popullit dhe i bëjnë qytetarët që për një moment të harrojnë problemet e tyre”, tha ajo. Gjithashtu edhe aktori e gazetari, Eni Shehu, tregoi njësoj si përmes kronikave të tij në media, vështirësitë për t’u bërë pjesë e projekteve vjetore përmes audicioneve. Këto të fundit,sipas tij me ardhjen e Rilindjes në pushtet, u kthyen në audicione fiktive të dirigjuara dhe paracaktuara nga miqtë e drejtuesve të teatrit. “Rilindja kishte vetëm propagandën, audicionet ishin fiktive. Ky është nepotizmi ku miqtë e atyre që kanë pushtetin vendosin për gjithçka”, u shpreh Shehu.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>