Përjashtimi nga Kuvendi/Noka: Konet e krimit që qëndrojnë në Parlament, nuk ma mbyllin dot gojën

noka16

Byroja e Kuvendit mori në shqyrtim kërkesat e dy grupeve parlamentare PS dhe PD dhe vendosi vetëm përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendit të deputetit Flamur Noka, ndërsa deputeti i PS, Erjon Braçe ka shpëtuar. Pas vendimit të Byrosë, opozita braktisi seancën parlamentare

Berisha: Dhuna e Nokës ndaj Braçes e imponuar nga ofendimet e deputetit socialist

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një prononcim për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit shprehu qëndrimin e tij për vendimin që e përjashton për 10 ditë nga Parlamenti. Noka ka ironizuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit, duke thënë se u përjashtua ngaqë është kundërshtar politik, ndërsa sipas tij konet e krimit vazhdojnë të qëndrojnë në Parlament.“Unë jam armiku politik dhe duhet të përjashtohem, ndërsa konet e krimit dhe baronët e krimit qëndrojnë aty. Kjo qeveri nuk meriton të qëndrojë në këmbë, sepse përbëhet nga një shumicë horrash që kërkojnë t’i mbyllin gojën opozitës. Opozita më 18 shkurt do të jetë në shesh dhe do t’u mbyllë gojën këtyre horrave”, deklaroi Noka.  Ndërkohë ai iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sa i përket edhe përplasjes që pati me deputetin Erion Braçe duke thënë se Braçe mund të bëjë ç’të dojë, por puna e parë është zbatimi i rregullores së Kuvendit dhe eliminimi i fjalorit të rrugës. Menjëherë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit që përjashtoi 10 ditë deputetin demokrat Flamur Noka, opozita ka marrë vendim unanim për tu larguar nga Parlamenti duke braktisur punimet e seancës. Gjithashtu vlen të theksohet se Byroja e Kuvendit merr vendime të njëanshme, sepse vendosi pro përjashtimit të deputetit Noka, ndërkohë që legjitimoi fjalorin e rrugës, me të cilin deputeti socialist Erion Braçe ofendoi ish-Kryeministrin Sali Berisha, duke mos e përjashtuar nga Kuvendi.

Berisha: Dhuna e Nokës ndaj Braçes e imponuar nga ofendimet e deputetit socialist/ Ish-kryeministri Berisha denoncoi mazhorancën për prishjen e mbarëvajtjes së seancës plenare. Berisha pas përjashtimit të deputetit Noka theksoi se dhuna e ushtruar nga deputeti demokrat karshi socialistit, Erion Braçe ishte e imponuar nga ofendimet e këtij të fundit.Sjellja e zotit Noka ishte një imponim, se ai (Braçe)  nuk la fjalë pa thënë nga vendi. Kush?! Erioni! Dhe unë çfarë i thashë? Gores i thuhet kuç! Po ai çka që flet. Ai ka të drejtë të marrë fjalën, e të flasë sa të duash pas meje. Por ai do të flasë edhe para meje, edhe kur flas unë, edhe pas meje. Po ky nuk është parlament pastaj. Ka rregulla. Janë të tmerruar siç e shihni. Unë i shoh, një fytyrë i vjen dhe një i ikën. Rrinë shohin nga unë se kujt po ja përmend emrin. Shihni ministrat si bëhen. Aty kudo që të vësh dorën një bandë i gjen, kudo gjen një bandë. Më thoni ju mua a nuk është mision të nxjerrësh Shqipërinë nga kanabistani. Po është mision historik ky. Ku shkojmë ne si Kanabistan më thoni. Shkojmë drejt çernikosjes së krimit në Shqipëri”, tha Berisha.

Paloka:Të përjashtohen Braçe dhe Balla për incidentin në kuvend/ Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, kërkoi ditën e djeshme përjashtimin nga punimet e Kuvendit të deputetëve të PS-së, Erjon Braçe dhe Taulant Balla, pas incidentit të ndodhur në seancën e Kuvendit, me deputetin demokrat, Flamur Noka. Ndërsa punimet e Kuvendit janë ndërprerë pas tensionit të krijuar mes deputetëve të të dy palëve, Paloka, në një prononcim për mediat para selisë së parlamentit, fajësoi deputetët e maxhorancës, Braçe dhe Balla, për tonet fyese dhe akuzat e përdorura gjatë seancave plenare. Ndaj në emër të grupit të PD-së ai kërkoi përjashtimin e tyre nga parlamenti. Sipas tij kjo ka qenë porosia e kryeministrit Rama që të provokojë në kuvend. I pyetur nga gazetarët nëse veprimi i deputetit Noka ishte në shkelje të rregullores, Paloka u përgjigj se nuk do të merret me detaje. Paloka akuzoi drejtuesen e seancës Valentina Leskaj se bazohet tek ato që transmetojnë mediat duke e cilësuar atë qesharake. Më e rëndësishme, tha ai, është se kjo maxhorancë është në situatë frike. Incidenti sot në Kuvend ndodhi ndërsa në foltore po diskutonte ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo u pasua me përplasje mes deputetëve Braçe dhe Noka.“ Në fakt më e rëndësishme është që maxhoranca është në një situatë frike, s’ka si të shpjegohet kjo sjellje. Është bllokuar parlamenti për 1 orë. Drejtuesja e seancës nuk vjen të shpjegojë. Incidenti u ndodhi nga deputetë të maxhorancës, ata gjithë kohës fyejnë, bërtasin, shajnë, është një gjendje e zakonshme. Kryetarja u bë qesharake kur tha se e pashë që Noka qëlloi Braçen, ndërsa nuk e pa që Braçe e shau Nokën. Kërkesa jonë është që të përjashtohen të gjithë ata që kanë shkelur rregulloren, duke nisur nga deputetët e maxhorancës, nuk kanë rëndësi detajet. Flamuri i tregoi rregulloren Braçes. Që kur ka filluar ky seksion Rama nuk duket në parlament. S’ka arsye pse të mos vijë. U jep porosi këlyshëve të tij që të provokojnë. Nuk u zbatuaas fjala e kryetarit të kryesisë që most ë provokohen”, u shpreh Edi Paloka.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>