Përmbytja shtetërore, pastaj natyrore

ramaa

Përpjekja e Edi Ramës për të gjetur fajtorë për përmbytjen tek banorët që i kanë shtëpitë e ndërtuara qysh prej 20 vitesh është qesharake. Që në ditën e parë të emergjencës së reshjeve, fakt është se dëmet u shkaktuan vetëm nga papërgjegjshmëria e strukturave shtetërore. Në Tiranë fajtori i madh është Erion Veliaj, i cili çeli portat e dy liqeneve pa paralajmërim, si paraardhësi i tij në 2002-in, dhe po përgatitet ta lërë qytetin dy ditë pa ujë, për të fshehur marrëzinë. Menaxhim skandaloz verifikohet edhe në Kaskadën e Drinit si dhe në shtretërit e lumenjve Zezë e Erzen, prandaj dita e parë e përmbytjes është përmbytje shtetërore, pastaj në ditët në vijim mund të bashkëndahet përgjegjësia edhe me natyrën

 

Edi Rama është i gatshëm që për të mbuluar aferat e tij të luaj me jetët e qytetarëve. Situata mjaft e rëndë e një nate më parë në zonën e Vorës dhe autostradën Tiranë-Durrës ishte vepra e radhës e Ramës, i cili për të mbuluar aferën kriminale me palmat dhe kanalet anësore hapi portat e Kasharit dhe Bovillës. Ndërsa keq menaxhimi i digës së Vaut të Dejës si dhe në shtretërit e lumenjve Zezë e Erzen, solli përmbytje  në zonën e veriut. Pavarësisht se makineria propagandistike e qeverisë dhe e kryetarit të Bashkisë e përcollën për opinionin publik si ngjarje që lidhej me natyrën dhe sasinë e madhe të reshjeve, e vërteta është mjaft e dhimbshme. Kryeministri dhe marioneta e tij në Bashkinë e Tiranës janë të gatshëm të marrin edhe jetë njerëzish për të fshehur aferat e tyre kriminale. Në një moment kur vendi po prek katastrofën, kur shumica e qyteteve gjenden nën ujë dhe situata pritet të agravojë edhe më keq në ditët në vijim, kryeministri nuk flet asnjë fjalë për gjendjen së jashtëzakonshme dhe masat që duhen marr për të përballuar katastrofën. Kur menduam se Rama ndjeu sadopak dhimbje nga dhimbja që ka mbërthyer qytetarët që po përjetojnë situatën e jashtëzakonshme nga përmbytjet, gabuam. Në fakt si mund të ndiej dhimbje Edvini apo edhe më keq akoma Erion Veliaj, kur janë ata fajtorët e vërtetë të gjendjes së rënduar nga vërshimi i ujërave. Kryeministri dje në mbrëmje mblodhi Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile për raport dhe analizë lidhur me situatën në vend, por nuk foli asnjë fjalë për situatën dhe masat që duhen marr për përballin e saj. Ai së bashku me ministrat e tij u fokusuan tek gjetja e fajtorëve për këtë situatë. Si ne çdo rast, kur i duhet të dalë nga situata e krijuar, edhe dje Rama fajësoi bizneset pranë rrugës, ndërsa tha se duhet t’i ishin përgjigjur thirrjes së para disa ditëve që do ketë përmbytje. Ramës, edhe nëse i duhet të shpik 1 mijë e një të zeza, kurrsesi nuk mund të pranojë krimin ndaj qytetarëve. Këtë aferë e denoncoi edhe deputeti demokrat, Gent Strazimiri. Në një postim në facebook, Strazimiri shkruan se përmbytjet ndodhën për shkak të shkarkimit pa paralajmërim të liqeneve artificiale të Kasharit dhe Bovillës. Deputeti demokrat nënvizon se Veliaj është përgjegjësi i vetëm për situatën e krijuar, por thekson gjithashtu se edhe pas kësaj kryebashkiaku nuk e lë shown televiziv. “Asnjë përrua apo lumë që kalon nëpër Tiranë akoma tani pas 20 orësh, nuk ka dalë ende nga shtrati, por ca zona u përmbytën që 2 orët e para të reshjeve…dhe jo prej lumenjve apo përrenjve. Shkarkimi pa paralajmërim I liqeneve artificiale të Kasharit dhe Bovillës, mbulimi e kanaleve kulluese përbri rrugës, është akt kriminal që dënohet nga ligji penal: “vrasje e mbetur në tentativë e kryer kundër shumë personave”, “shkatërrim prone” kryer përmes “shpërdorimit të detyrës”! Autostrada Tiranë-Durrës dhe bizneset përgjatë saj, si dhe Valiasi janë viktimë e këtij mashtruesit që paguhet për të punuar në Bashki, por punon ne TV…”

Përmbytjet në autostradën Tiranë – Durrës/Xhafaj gjen fajtorin: ‘Ndërtimet e paligjshme sollën përmbytje’/Kryeministri Edi Rama ka mbledhur gjatë pasdites të së premtes Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile për raport dhe analizë lidhur me situatën në vend. Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj foli për një fajtor në përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës ditën e djeshme. “Në akse ka ndërtime të paligjshme, ka ndërhyrje në lumenj,”, tha ministri, që shtoi se ka raste kur ndërtimet e paligjshmet dëmtojnë funksionimin e kanalizimeve. Ndërtimet e paligjshme, sipas tij, janë faji i përmbytjes në autostradën Tiranë – Durrës.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>