Përmbytjet në Pogradec/ Deputeti Klevis Balliu: Jemi në gatishmëri të plotë

Përmbytjet kanë shkaktuar një kaos në të gjithë Shqipërinë, ku deri tani thuhet se janë evakuuar mbi 365 persona. Ndërkohë, deputeti i PD, Klevis Balliu ka shkuar në qytetin e Pogradecit për të mbajtur nën kontroll situatën. Me anë të një postimi në Facebook ai i bën thirrje të gjitha institucioneve që të jenë në gatishmëri të qytetarëve. “Ndërsa i gjithë vendi është nën ujë, fatmirësisht situata në Pogradec shfaqet e mirë deri në këto momente. Por duhet të jemi në gatishmëri të plotë, pasi nga parashikimet e motit bëhet e ditur se shiu do të vijojë. Së bashku me Kreun e bashkisë jemi angazhuar për të mbajtur nën kontroll të gjithë zonën. Falë masave paraprake të Bashkisë së Pogradeci, fatmirësisht gjithçka është nën kontroll dhe pasojat nga reshjet janë minimale. Gjej rastin të falenderoj stafin e bashkisë si dhe banorët e Pogradecit, ndërsa ftoj qyetarët të denoncojnë çdo rast të problematikave te tyre. U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore të jenë në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në mbarë vendin” – u shpreh ai.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>