Përmbytjet ‘zbresin’ në Komisionin e Ekonomisë, opozita kërkon faturën e dëmeve

Qese me oriz e sheqer si në Afrikë për banorët e përmbytur në Fier, ata kërkojnë bazë ushqimore për bagëtitë

 

Shqipëria gjendet në një situatë post përmbytjesh, ku dëmi ndryshe nga ç’shitet prej qeverisë si minimal dhe shumë herë më i vogël se në 2015, në të vërtetë është katastrofik për ata banorë, që janë bllokuar prej disa ditësh dhe të vetëm po i bëjnë ballë gjendjes së rëndë. Faktikisht dora e shteti të Edvinit nuk është shtrirë për të dhënë ndihmë, pavarësisht se tamtameve i bihet nga “Rilindja”, për të nxjerrë në pah termin dëmshpërblim sa më shumë të jetë e mundur. Mburren dhe flasin lart e poshtë nëpër studio televizive për përkrahje të të përmbyturve, por ende nuk kanë shlyer faturën e vitit 2015 dhe në të vërtetë nuk kanë bërë asnjë lëvizje të vetme për të nxjerrë një faturë për bilancin provizor, që përfshin 10 622 ha tokë të përmbytur, kryesisht në zonat e Fierit dhe Vlorës, por edhe 4715 banesa të dëmtuara nga vërshimi i ujërave të lumenjve. Situata është e nderë, me një qeveri, e cila më tepër sesa e preokupuar për të shpëtuar shqiptarët nga përmbytjet, duket sikur e shfrytëzoi hallin e tyre për të reklamuar ato pseduo-investime të vetat, ku janë vjedhur mijëra e miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Vështirësitë që po hasin banorët në terren, kanë zbritur ditën e djeshme edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte i ftuar për interpelancë ministri Arben Ahmetaj. Opozita duke përfaqësuar zërin qytetar i kërkoi ministrit dhe përfaqësuesve të mazhorancës një faturë provizore të dëmit që lanë pas përmbytjet, por diçka e tillë mungonte. Gjithashtu tema e dëmshpërblimeve shërbeu për të shkaktuar debate, teksa komisioni u mblodh për të diskutuar aktin normativ për buxhetin e vitit 2017. Opozita gjithashtu kundërshtoi idenë e hedhur nga kryeministri Rama për të bërë sigurimin e banesave dhe pronës të detyrueshëm, kundërshti të cilën shumica në komision e shoqëroi me batuta, por që në thelb është një nismë që varfëron edhe më tepër shqiptarët, sepse iu shton atyre kostot. Palët u përplasën edhe për rrezikun që has Shqipëria në arbitrazh si pasojë e prishjes së kontratave me koncensionarët nga qeveria Rama, ku mendohet se shtetit tonë herët ose vonë do t’i duhet të paguajë një faturë prej 32 mld euro në rast se do të humbiste të gjitha çështjet në Gjykatën e Arbitrazhit. Debati:Ahmetaj: Rreth 5 milionë euro

Spaho: Jemi 27 milionë dollarë me 5 mln, besoj se me këtë tërhiqeni nga gjithçka keni thënë që nuk janë shpërblyer të prekurit.

Ahmetaj: U kthye Shkodra në liqen dhe i ka paguar ‘Rama 1’ dëmet.

Spaho: Ato të 2015 i ke marrë me grant.

Ahmetaj: Po pse çfarë janë paratë…?!

Spaho: Mos bëj gabimin të sjellësh ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave.

Braçe: Pse do na vrasësh?

Spaho: Nuk të vras unë jo.

Braçe: Po çfarë

Spaho: Do ti rëndosh qytetarët edhe me nja 100 mijë lekë taksë.

Tabaku: Në Gjykatën e Arbitrazhit dhe e dyta në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Spaho: Duam të dimë sa serioz është paralajmërimi që mund të përballemi me një faturë 2 mld euro gjobë.

Braçe: Ketë përgjigje e kemi dhënë një 10 herë. Sa serioze është shqetësimi aq serioz është edhe parashikimi.

Qese me oriz e sheqer si në Afrikë për banorët e përmbytur në Fier, ata kërkojnë bazë ushqimore për bagëtitë/ Ndërkohë në fshatin Hoxharë të Fierit, ku 400 familje u goditën rëndë nga përmbytjet, banorët vazhdojnë të bëjnë apel për ndihma dhe aspak për qeset me ushqime që Edi Rama ka vendosur të shpërndajë si në vendet e krizës humanitare, por për bagëtitë, të cilat mbajnë gjallë frymën e këtyre zonave. Banesat e fermat qëndrojnë prej disa ditësh në ujë dhe banorët, kryesisht kryefamiljarët  qëndrojnë stoik në mbrojtje të vathave me bagëti, të cilat janë pasuria e tyre më e madhe. Erdhën dje ata të ushtrisë. Ne nuk kemi ku t’i çojmë bagëtitë nëpër fshat po ngordhin një nga një. Malli është si puna e fëmijës. Ai shikon çfarë do t’i hedhësh. Nuk i jep dot as makarona as oriz. Për veten tonë do të marrim 5 kile makarona, por malli (kafsha) s’di të hajë. Unë tre lopë kam, po të më ngordhin ato unë s’kam me se të rrojë”, ka thënë një nga fermerët për Ora News. Banorët e zonave të përmbytura rreth 8 km larg qytetit të Fierit janë tashmë në alarm, pasi baza ushqimore për kafshët është shkatërruar bashkë me të mbjellat dhe qeveria e palmave dhe kanabisit , lideri i së cilës flet natë e ditë për dëmshpërblime, po tregon që në ditët e para post përmbytje që s’ka ndërmend të lëvizë as më të voglin gisht për të ndihmuar këta taksapagues e të vetëpunësuar në të mjerën Shqipëri.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>