Përralla e kryeplakut  

Një fshat për sjellje mburrej dhe me hak,

Po sjellja, adeti e popullata ndrroi:

Kush vdiq, kush iku e fshati u rrudh u mpak,

Po se nga mbiu, atbot, skotë allasoj,

 

Që pruri, aty, peshqesh at’kryeplak…

Ky fshatin nëpërkëmbi, varfëroi,

Me arrogancë e zhvati e la cullak,

Rininë e ndoq, në zgrip ulokët çoi.

 

Veç fqinjët shkojn’ te një ulok fshatar,

Që duke vdekur, bën shaka:”-O pleq,

Çfar t’u rrëfej stërgjyshve atje në varr

 

T’u them që fshati u katandis për dreq?”

Qesh njëri: “-U thuaj kë kemi kryetar

Se e kuptojnë ata vet, mos hiq keq.”-

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>