Përvjetori i tribunit të demokracisë/Azem Hajdari, vizion heroik në pavdekësi…

“E ëmbël dhe e bukur/Është të vdesësh për Atdhe

Dhe të lirë të lësh pas vetes/ Fëmijët, shtëpinë dhe çdo gjë tjetër…”(Homeri)

Katër shtatori është ditëlindja e Sarës, vajzës time të dytë. Këtë vit e festuam më pesë shtator mbasi dy motrat Sara dhe Megi e festuan atë në Gjermani dhe prej aty fluturuan ta festojmë të gjithë bashkë. Vendosëm të kalojmë së bashku këtë festë në lulishten “1 Maji”. U takuam aty me njerëzit tanë, ndërkaq këngëtari Fredi filloi të këndojë. Bëmë porositë sipas dëshirës. U shpërndanë tingujt e këngës së ditëlindjes. Ndiqnin njëkohësisht dhe ndeshjen e futbollit

Shqipëri-Maqedoni, e cila ndezi emocione të reja. Kaluam moment të mrekullueshme. Vonë u  ngritëm prej aty dhe po i afroheshim qendrës. Rruga na kaloi nga një obelisk i Azem Hajdarit. Ndalëm në shenjë nderimi të gjithë aty. Në heshtje fjalët e zemrës ishin të njëjta si 19 vite më parë: “Azem ti je gjallë në përjetësi!” Kush nënë të lindi ty apo zbrite mes nesh dhe me trimërinë tënde u përleshe me regjimin më të egër komunist të Europës Lindore…Ne festojmë mes muzikës me këngë nga gjithë vota sepse jemi vend demokratik. Sara fiksoi në celularin e

saj obeliskun dhe shpërndau mes nesh këngën kushtuar heroizmin të Azem Hajdarit…

***

Viti ’90 erdhi ndryshe për shoqërinë shqiptare dhe e tilla hyri në histori. Një llavë e vërtetë revolucioni demokratik do të përfshinte gjithë vendin. Rrugët e kryeqytetit gumëzhinin duke shpërndarë në atë të ftohtë dhjetori ide dhe mendime ndryshe, për të cilat deri atëherë ishin vendosur telat me gjemba dhe më keq. Edhe pse fillimisht me një heshtje të ftohtë, jeta dhe shoqëria shqiptare duronin dhimbje të pashtershme, tmerr, panik, frikë. Njerëzit ishin bërë më të heshtur si të gozhduar nga një dhimbje e madhe. Mjaft më! Të rinjtë ishin ata që do

të trokisnin fort dhe do të shpërthenin dyert e ferrit komunist. Në krye të lëvizjes studentore një djalë i ri nga Tropoja do të tërhiqte vëmendjen e zemrën e bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm. Ai po lëvizte shtetin, shoqërinë, gjithë popullin shqiptar. Koha e nxori si një domosdoshmëri për të qëndruar në krye të shkatërrimit të diktaturës  më të egër që si një krisje e keqe kishte “pushtuar”

gjithë vendin. Qëllimi ishte një për të gjithë:”Të rikthehej  liria e humbur prej gjysmë shekulli, të shporrej diktatura më e zezë që kish njohur bota dhe historia. Ajo diktaturë që qëndroi kaq gjatë si një kuçedër a përbindësh, si një vampir i vërtetë kish pirë gjakun dhe jetën, diturinë dhe lirinë duke i lënë vendin injorancës dhe krimit.

***

12 shtator 1998. Vritet në Tiranë deputeti 35 vjeçar Azem Hajdari, udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Kjo vrasje e cilësuar si “vrasja e shekullit”, nga shkrimtari

ynë Ismail Kadare sjell përherë tek ne, qëllimin e lartë të këtij heroi të paepur, vizionin e pavdekësisë. Kush ishte Azem Hajdari, këtë e dinë tashmë të gjithë. Ish deputeti i Partisë Demokratike nga viti 1991-1998. Nga 1993-94 përvetësoi në mënyrë të përkryer gjuhën angleze

dhe filozofinë bashkëkohore për të cilat u impenjua në SHBA dhe më pas në 1996 studioi për politikën e sigurisë dhe mbrojtjes në Gramish të Gjermanisë. Një nga oratorët më të fuqishëm të Parlamentit shqiptar. Në 1996 ish dhe në pozicionin e Presidentit të Unionit Tregtar të pavarur, për atë pavarësi që shqiptarëve u ish mohuar për më shumë se gjysmë shekulli. Më 1997 u caktua kryetar i komisionit parlamentar për mbrojtjen. Ky yll ndriçues në rrugën e zhvillimeve demokratike do të kish dhe kundërshtarët e tij. Ju bënë disa atentate dhe ai që i mori jetën ish

vrasja në pabesi para selisë së Partisë Demokratike. Stacionet televizive më prestigjioze në botë e cilësuar vrasjen e Azem Hajdarit si një humbje të madhe për demokracinë në Shqipëri. Me gjakun e zemrës dhe shpirtit të tij ai formuloi vizion e pavdekësisë jo vetëm për familjen, për fëmijët Kiri, Rudina dhe Azemin e vogël dhe për të gjithë brezat mes nesh..

***

I kujtoj të gjitha këto ndërsa mbrijmë në apartamentin tonë. Kjo ditëlindje e Sarës na risolli kujtimet e heroit tonë të Demokracisë. Gjithë brezat s’do ta harrojnë kurrë trimin dhe luftëtarin e paepur të rrugës drejt Demokracisë dhe lirisë. Brez pas brezi do të mbetet në mendje dhe zemër ky vizionar në pavdekësi.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>