Pesë vjet pa demokratin e orëve të para, Hasan Vathi

Me organizimin dhe pjesëmarrjen aktive ne lëvizjen sindikaliste të minatorëve  të viteve ‘90, Hasan Vathi u bë fokus i përpjekjeve për liri, demokraci e progres shoqëror në vendin tonë. Më vonë, në detyra të ndryshme demonstroi një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj bashkëqytetarëve te vet të Laprakës, duke i përballuar ato me mjaft sakrifica e dinjitet

 

Pesë vjet më parë u nda nga jeta Hasan Vathi, ish-nënkryetar i Njësisë Bashkiake Nr.11 të kryeqytetit, themelues dhe drejtues për disa vite i Degës së PD-së Laprakë.

Ai u nda nga jeta krejt papritur, duke lënë në pikëllim, bashkëshorten e nderuar, Zoje Vathi, fëmijët Marsenin dhe Suadën, vëllain dhe motrat, nipa e mbesa të shumtë.

Hasan Vathi lindi ne 21.01.1955 në Tiranë. Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme i bëri në Kamëz, më pas studioi në Universitetin Politeknik te Tiranës, në Fakultetin e Gjeologji-Minierave. Në këtë profil punoi me devotshmëri e përkushtim si inxhinier miniere dhe drejtor teknik në Ndërmarrjen e Ndërtim-Minierave për zonën e Veriut. Ishte një nga drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërise deri ne vitin 2003. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë moment nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz edhe në vitet e demokracisë. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së deshiruar në vite. Njihet si një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë të PD për nëndegën e Laprakës në pozicionin e sekretarit dhe nënkryetarit. Drejtues i fushatave elektorale për nëndegën e Laprakës, delegat në të gjitha kuvendet e Partisë Demokratike. Në këtë përditshmëri demokratike mbetet një nga figurat më interesante si perfaqësues i elitës intelektuale të kësaj njësie. Demokracinë e konsideronte sfidë ndaj sistemit qe u shemb, sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje. Thelbi i mendimit dhe i veprimit ishte vetëm konkurrenca në vlera. Keto cilësi i manifestoi dukshëm si Kryetar i Bordeve drejtuese të disa shkollave të Laprakës dhe Tiranës; Nënkryetar i Minibashkise nr. 11 nga viti 2003 deri më 2012-n, kur ndërroi jetë.

Hasan Vathi ju përket atyre njerëzve që morën pjesë aktivisht ne lëvizjen sindikaliste të minatorëve të viteve ‘90, u bënë fokus i përpjekjeve për liri, demokraci e progres shoqëror në vendin tonë. Më vonë në detyra të ndryshme demonstroi një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj bashkëqytetarëve te vet të Laprakës, duke i perballuar ato me mjaft sakrifica e dinjitet. Hasan Vathi së bashku me bashkëshorten (të dy Inxhinierë), krijuan një familje dinjitoze, një vatër të ngrohtë respekti dhe mikpritjeje. Ai ishte sinteza e cilësive fisnike. Ai diti të orientohej mirë në jetë dhe ti përgjigjej jetës me dinjitet. Gjatë gjithë jetës së tij ka qenë njeri i thjeshtë, i ndershëm, i respektuar, gojëëmbël, i papertuar, i dashur me të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët. Sot, në përvjetorin e pestë të ikjes së tij për në botën e përtejme, atë e kujtojnë me nderim të veçantë familjarët, miqtë dhe të afërmit, shokët dhe bashkëpunëtorët e shumtë.

Arlind Rama

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>