Peshqit e mëdhenj në Lagunën e Ramës

qeveria-rama

Janari po rrjedh dhe kryeministri Rama është i vendosur për të mos dorëzuar asnjërin nga peshqit e mëdhenj që ka strehuar në lagunën e tij të pushtetit. Në vend të bashkëpunimit me drejtësinë, ai po shqetësohet për të prodhuar alibinë se fajin për dështimin e vetingut, policisë, prokurorisë dhe drejtësisë e ka opozita. Për kryeministrin edhe integrimi është i dështuar, prandaj edhe për të fajin e ka opozita. Janari po shkon dhe peshqit e mëdhenj do mbijetojnë në Lagunën e Ramës, nëse protesta e 27 janarit nuk e rrëzon digën e korrupsionit qeveritar

 

Edi Rama është i vendosur për të mos e lëshuar pushtetin që ndan me bandat dhe kriminelët. Edhe pse po shkojmë në mes Janari, kryeministri nuk ka dorëzuar dhe nuk ka ndërmend të dorëzoj asnjë prej banditëve që strehon në lagunën e pushtetit të tij. Në vend që të jetë gati dhe t’i shtrij dorën e bashkëpunimit drejtësisë, kryeministri i shqiptarëve për çdo ditë po krijon alibi se fajin e ka opozita. Inkriminimi deri në palcë i Policisë, ku kokat drejtuese janë të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kapja e sistemit të drejtësisë, dështimi i vetingut, të gjitha këto çështje të nxehta përveçse kanë sjellë kaos dhe destabilitet në vend, janë po këto që po mbajnë peng edhe integrimin tonë evropian. Vendosja e sistemit të drejtësisë nën ‘hyqmin’ e Edvinit është fundi i demokracisë dhe nisja e një kalvari të gjatë vuajtjesh për shqiptarët. Nëse shqiptarët i dhanë një mandat të dytë Edvinit, ishte më së shumti për premtimin se do të reformonte sistemin e drejtësisë dhe ata s’do të vuanin më nëpër dyert e gjykatave e Prokurorive. Gjithçka ishte në kuadrin e premtim-mashtrimeve. Kryeministri i shqiptarëve është i vendosur për t’i nëpërkëmbur shqiptarët për sa kohë është në krye të pushtetit. Vetëm përmes ortakërisë me bandat, kryeministri do të mund të realizoj planin e tij për të zhvatur shqiptarët. Edvini nuk e do reformimin e drejtësisë, sepse nëse pranon një drejtësi të pavarur do të duhet të dorëzohet vet së pari, e më pas të dorëzoj klientët e pushtetit. Kryeministri është kundër integrimit evropian. Dëshira e tij e madhe është të jetë gjithnjë krah lindjes. Por, nëse kryeministri vazhdon me të tijat, duke pasur për çdo dështim si alibi, opozitën, bashkimi i shqiptarëve do të marr përpara. Paralajmërimi i Opozitës po vërtetohet çdo ditë. Zgjedhja e kryeprokurores në mënyrë të njëanshme, lirimi nga detyra i prokurorëve që po shqyrtonin çështjet të nxehta dhe po ashtu dhënia pushtet e ‘besnikëve’ të partisë kanë sjellë panoramën e zymtë që karakterizon prej mbi katër vitesh vendin tonë. Opozita, por mbi të gjitha shqiptarët nuk mund e nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Pjesëmarrja masive në protesta do të zmbraps Ramën dhe personazhet e tij të krimit. Ndaj në 27 Janar shqiptarët të gjithë së bashku t’i thonë jo pushtetit të paligjshmërisë. Nëse protesta e 27 janarit nuk e rrëzon digën e korrupsionit qeveritar, peshqit e mëdhenj do mbijetojnë në Lagunën e Ramës, ndoshta edhe më mirë se më parë.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>