“Platforma e Opozitës, shansi i mazhorancës për një reformë konsensuale”

eduart halimi

 

Deputeti Eduart Halimi: “Nuk do të jemi fasadë në zhvillimet për reformën në drejtësi”

 

 

 

Opozita do të bëjë publike në fund të javës qëndrimin e saj për reformën në drejtësi. Në një deklaratë për media, nënkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm Eduart Halimi deklaroi se ekspertët e PD-së kanë punuar lidhur me dy dokumentet që maxhoranca i ka konsideruar si të përfunduara, siç janë analiza dhe strategjia. Më tej, Halimi saktësoi se nëse mazhoranca do të marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e reformës në drejtësi.  “Ekspertët e propozuar nga PD janë duke përfunduar punën e tyre lidhur me dy dokumentet, të cilat maxhoranca i ka konsideruar të përfunduara dhe strategjinë e ka lënë të hapur për diskutim. Javën e ardhshme ekspertët do të paraqesin para grupit parlamentar të PD , por edhe para mediave qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentet për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto dokumente, me analizën dhe strategjinë, platformën e PD për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto do të ri shihen nga ana e maxhorancës në mënyrë që të kemi një qëndrim të përbashkët. Për ne dokumenti i analizës dhe i strategjisë janë dokumente të hartuara në mënyrë të njëanshme pasi nuk ka marrë pjesë opozita. Opozita është gati që të japi impaktin e vetë, e cila javën e ardhshme do të prezantohet nga ekspertët e vet dhe me pas do paraqitet në komisionin parlamentar, në rast se maxhoranca do marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do japin impaktin konkret”, tha Halimi. Eduard Halimi siguron se opozita nuk do të jetë fasadë në zhvillimet për reformën në drejtësi, për të cilat sipas tij, deri tani është punuar në mënyrë të njëanshme.

Tryeza për Reformën në Drejtësi- Bregu: Sot, drejtësia për të mitur më shumë padrejtësi për të mitur/Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka deklaruar se legjislacioni shqiptar në lidhje me të miturit ka mjaft mangësira. Gjatë ditës së djeshme është mbledhur Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, në të cilën është diskutuar drejtësia e të miturve. Në fjalën e saj, Bregu u shpreh se Drejtësia për të miturit është më shumë padrejtësi për të mitur. Sipas Bregut në rajonet e policisë mungojnë dhomat e veçanta për fëmijët nen 14 vjeç; te miturit mbahen ne paraburgim më shumë sesa parashikohen në Kodin e Procedurës Penale për vepra penale jo të rënda; ka keqtrajtim të fëmijëve në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe, natyrisht mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe sistemit të mbrojtjes për fëmijët që dalin nga sistemi i drejtësisë, dhe që kanë nevojë për ri-integrim në shoqëri, nuk ka psikolog me kohe te plote madje ne dite pushimi zyrtar apo fundjave ky shërbim i domosdoshëm nuk ofrohet fare. “Nisur dhe nga rasti flagrant i mbajtjes ne komisariatin e Pogradecit te një te mituri 4 vjeçar për gati 48 ore. Asnjë nuk mbajti përgjegjësi për ketë keqtrajtim. Kush do te mbaje përgjegjësi ligjore ne rast ngjarjesh te tilla? A quhet vepër penale mbajtja e një fëmije ne komisariat? Prokuroria, gjykata a kane bazën ligjore për te trajtuar raste te tilla e për te ndalur përsëritjen nga te papërgjegjshëm qe nuk ju duket se kane bere ndonjë gjëme se kane traumatizuar një fëmije? Ne rast kur i mituri ka kryer një vepër penale, punonjësit e policisë si edhe prokurorët duhet të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë punën e tyre me punonjësin social të shërbimit social në bashki, për identifikimin e problemeve të fëmijës, vlerësimin e tyre dhe përcaktimin e masës së nevojshme të shmangies nga procesi penal, të ndalimit ose dënimit. Te gjitha komisariatet duhet të kenë punonjës social/psikolog të disponueshëm gjatë gjithë javës. Në gjykata, psikologët/punonjësit socialë, mund të përdoren jo vetëm për vlerësimin psiko-social të fëmijës, por edhe për marrjen në pyetje të fëmijëve në seancat gjyqësore. Tashme kemi një këshill qe certifikon/licencon punonjësit social, por mungon trupa e specializuar e cila bën vlerësimin e cilësisë se shërbimit te tyre. Kush është institucioni i cili vlerëson sesa profesional ka qene vlerësimi i punonjësit social/psikologut? 4. Detyrimi ushqimor për fëmijën ne rastin e divorcit duhet të jetë një prioritet dhe penalizmi duhet të jetë një garanci për të bërë të mundur pagesën e tij nga ana e prindit