Po na përmbytet Anija

Edhe pse gjithë ditën po flasim e po shkruajmë për gjendje të keqe ekonomike dhe për gjendje të keqe politike, kot po flasin se ndryshimet për të mirë nuk po duken në horizont. Gati asnjë pushtet i deri sotëm nuk e ka merituar ta çojë deri në fund mandatin. Të gjithë qeveritë e deritashme më ndonjë ndryshim të vogël punuan keq . Në vend që me kalimin e viteve të ndryshojnë gjendjen për të mirë, degradimit nuk po i shihet fundi. Edhe pse anija e Kosovës  e ka marrë tatëpjetën, nuk po del bir nane që këtë anije  ta kthen në gjendje normale. Po rrethohemi më rrena pushtetare së gjendja është e mirë, se neser do të bëhet mirë dhe do të kemi liberalizim të vizave , së Evropa për Kosovën  dhe popullin e saj po afrohet, e broçkulla të tjera më bollëk. Gjithçka aktualisht në Kosovë është kthyer mbrapsht.Na kan mbuluar  jo vlerat në të katër anët. Anija e cila po përmbytët nuk i dihet caku, por populli i cili është burgosur aty, gjithnjë e më vështirë po e kanë të marrin frymë. Jeta na është bërë si në Xhehenem. Asgjë nga lajmet e mira  në televizione, rrjete sociale, portale dhe gazeta. Po i shohim faqet e mbushura më fytyra të kësaj kaste politike të ibretshme, të cilat fytyra veç në dyer të qenefeve tona ndoshta ia vlen me i pa. Por, edhe aty mund të na bëjnë shumë nervoz kur na bie ndërmend se çfarë fytyrash të mjera janë. Po shohim lajme sterile, po shohim fytyra të komprometuara tashmë politike, po shohim njerëz me biografi kriminale dhe po shohim njerëz të korruptuar deri në fyt. Shkurt e trup po na servohen përditë njerëz mafiozë, të cilët as në ëndërr nuk është mirë me i pa. Jeta po gjallëron disi më qyk të zorit për shumicën, kurse për pakicën në pushtet, Kosova është bërë parajsë e vërtetë. Këta pushtetarë po lundrojnë më anije komode , deri sa një ditë ta humbin busullën, e të përmbyten dhashtë Zoti. Këta njerëz po na bëhen se janë në zavall të madh prej njeri-tjetrit ditën, kurse natën marrin pjesë në ahengjet që i organizojnë, aty edhe ku ndahet gjahu ditor ose javor. Këta në foltore të kuvendit na bëhen sikur janë shumë të hasmuar me njeri-tjetrin, se gjoja janë duke mbaruar së punuari për shtet, e punët në terren i kan mozomokeq. Këta janë bërë burim i jo stabilitetit politik dhe jo stabilitetit ekonomik. Më së keqi është kur në këtë mënyrë të të menduarit dhe të vepruarit janë duke i mësuar edhe elektoratin e vet. Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ka problem së si ata punojnë, se si e drejtojnë anijen e tyre, edhe nëse e fundosin është shumë punë e vogël për ta. Ndërkombëtarët nuk mërziten shumë se ne po vonohemi në procese, kur ne vet e kemi zgjedhur një rrugë të tillë. Prioritet i strukturës së BE-së është që të ruhet stabiliteti politik në rajon, e për gjendje të brendshme siç e paçim bo e gjetshin, siç thotë një fjalë e popullit. Vetë po e kërkojmë dhe vet po e tolerojmë këtë gjendje të mjerë, dhe hajrin apo sherrin ia pafshim. Bashkësia ndërkombëtare po e luan  lojën e vet politike siç thuhet “nxehtë” e  “ftoftë”. Kjo është edhe moto e tyre. I vetmi kuptim i kësaj jete  të keqe të cilën po e bëjnë shumica, është që anijen e cila është duke u fundosur nga kjo kastë politike në pushtet,  ta nxjerrim sa nuk është bërë tepër vonë… Gjendemi në një situatë të papritur dhe të vështirë, ku duhet kërkuar mjete dhe metoda që nga kjo situatë të dalim sa më me  pak humbje .Anija edhe pse do të jetë e dëmtueme megjithate është më rëndësi të marrë drejtimin e duhur të saj…

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>