Po vjen fundi i Ramës, nga Kavaja nis përmbysja

protesta-e-pd

Kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi mbrëmë se mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama kishin prekur fundin e tyre politik dhe nga Kavaja, qyteti simbol i demokracisë do të niste mosbindja civile kombëtare që do të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitë. Nga Çadra e Lirisë, kreu i PD foli për një bashkim popullor të republikës së re nga jugu në veri e nga lindja në perëndim, i cili do të çlirojë vendin nga nomenklatura e klaneve të drogës dhe krimit të organizuar

Deklarata/Iku koha e monizmit, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se Rama preku fundin e politikës së tij të mashtrimeve që mbolli këto 4 vite në pushtet. Pasditen e djeshme, nga Çadra e Lirisë, kreu demokrat  komentoi takimin e Ramës në Kavajë, ndërsa theksoi se kjo situatë vjen prej krimit dhe drogës që ka mbërthyer vendin. “Sot Rama preku fundin politik të ekzistencës së tij, të mashtrimeve të tij dhe korrupsionit që mbolli në 4 vite në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Sot është dita ku leximi i dëshpërimit të Ramës dhe Republikës së Vjetër është i qartë për këdo me sy në ballë e mend në kokë. Sot është një ditë e dëshpëruar për Ramën që e provoi para çdo qytetari të Kavajës. Më shumë se Kavaja nxinte vetë Edi Rama që sot e preku fundin politik të ekzistencës së tij, të mashtrimeve. Provat, faktet dhe dëshmitë me celularë, të atyre që i detyruan me zor të dilnin në shesh për të pritur kryeministrin e dështuar dhe të korruptuar janë fakte të pamohueshme. I fliste fare qartë dhe mjerimi i ulur këmbë kryq në Kavajë, papunësia në nivele ekstreme, rritja e kostos së jetesës dhe pasiguria totale që ka mbërthyer një qytet, që nën Rilindjen e Ramës u menaxhua nga banditët e Rilindjes, të personit të dënuar për përdhunim të një vajze të mitur në Itali. Ky është monumenti i turpit të Ramës i ngritur në Kavajë. Dëshpërimi i Ramës lexohet në çdo fjalë. Një nga njohësit më të shkëlqyer të rajonit të Ballkanit, Karl Bild shënoi llogarinë e tij në Tëitter se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm politik”, tha Basha.

Deklarata/Basha: Iku koha e monizmit, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë/Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kreu Basha tha se nuk do të ketë proces votimi monist në vend, ndërsa po ashtu u shpreh se Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. “Qëndrimet tona i keni, është qëndrimi i djeshëm i opozitës, e keni të plotë, i djeshmi është dhe i sotmi dhe i nesërmi. Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur më në Shqipëri, as sot, as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerate e re e shqiptarëve nuk do të pranojë rivendosjen e monizmit as në Kavajë as në gjithë Shqipërinë. Nuk do të ketë proces votimi monist në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën”, tha Basha.

Protesta e opozitës në Kavajë, Basha mbledh kryetarët e degëve të PD/Në kuadrin e organizimit të protestës së 7 majit në Kavajë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thirrur në një takim në selinë blu, kryetarët e degëve të PD-së dhe kryebashkiakët nga radhët e opozitës. Në takim është folur për mënyrën sesi do të organizohet protesta, e cila synohet të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit në Tiranë dhe sesi do të përshkallëzohet. Protesta e opozitës do të zhvillohet ditën kur në Kavajë do të zhvillohen zgjedhjet lokale për kreun e ri të bashkisë, i cili do të zërë vendin e Elvis Rroshit që iu hoq mandati prej ligjit të dekriminalizimit. Protesta e 7 majit në Kavajë vjen pas protestës së 18 shkurtit, që inicioi lëvizjen e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira si dhe pas protestës së 24 prillit, që evoluoi me bllokimin e trafikut për 1 orë në akset kombëtare.

Pas mbledhjes, Basha 30 minuta në zyrën e Presidentit Nishani/Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e djeshme një takim me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ka ardhur menjëherë pas një mbledhje që Basha bëri në selinë blu me krerët e PD-së. Takimi Nishani-Basha mësohet se ka në qendër të bisedimeve, krizën politike ku është përfshirë vendi dhe gjetjen e rrugëve për të dalë. Mbrëmjen e djeshme një takim me Presidentin Nishani e zhvilloi edhe kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta.

 

 

1 Koment

  1. Populli

    29/04/2017 at 00:09

    RROFT POPULLI I KAVAJES.
    LARG FRIGEN NGA I PASHPRESI.
    AVASH AVASH I ERDHI FUNDI DEMAGOGUT MASHTRUESIT DROGMENIT.
    AI SE BASHKU ME PS E DETYRUAN POPULLIN TE BEHET URE KALIMI PER VETIT E VYRTYTET E TIJA MONSTRUOZE.POR CDO FILLIM E KA NJE FUND DHE THOTE POPULLI MOS TE ARDHTE E MBRAMJA ME SAMAR SIQ PO I VJEN KETIJ ME EMRIN GOMAR.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>