Poezi nga Lutfi Ndreu: Jam aty tek burimi …

lutfi ndreu

 

 

Lutfi Ndreu lindi ne Zall-Dardhe te Dibrës ne vitin 1943. Pasi mbaroi Shkollën Pedagogjike ne Peshkopi ne vitin 1963, shërbeu si mësues për 34 vjet. Gjate këtyre viteve u pushua nga puna pa asnjë motivacion për 6 vite duke ndërprerë studimet e larta. Pas 6 viteve rifilloi pune përsëri ne arsim. Lutfiu Ndreu ka marre pjese aktive Shtëpinë e Kulturës Zall-Dardhe si krijues tekstesh, parodish, librete dhe vënies ne skene te tyre dhe si interpretues ku ka marre disa diploma, flete-nderi si krijues dhe aktor amator deri nga Juria Kombëtare ne Burrel ne vitin 1972. Si mësues është dekoruar me Urdhrin ‘Naim Frashri”. Sot banon ne Kamez dhe vazhdon serish te krijoje e te japë ne fushën e teksteve për këngë e tjera.

 

 

Mendja ne Diber

U lodh mendja t’u kërkue

Deshti vend me pushue

Dikush e priti dikush hiç

Erdhi në Dibër e u ul këmbëkryq

 

Veç mendja s’merret hua

Se kurrë s’mundesh me e la

Po s’ta dha i madhi Zot

Mos u lodh se e ke kot.

 

Kur flet dibrani ki durim

Po e ndërpreve ke bë gabim

Kandar e metër i mban në xhep

Shtate here mat e një herë pret.

 

Po fillove llafin me e tjerre

Te dy sytë ia ke nxjerre

Ke marre me vete ca ke desh

Mbas një viti kur ta merresh vesh

 

A e dini një të vërtetë

Pse s’ka Dibra Universitet

E ka madje shumë të vjetër

Kur s’ka pas as penë as letër

 

Leksionet që t’i jep Dibra

Nuk i gjen kerrkund në libra.

Lum ai qe e ka kismet

Me mbaru kët universitet

 

Në kuvend a në fushë t’mejdanit

Ku në fije të perit të varet jeta

Thirre mendjen e dibranit

Se aty është e vërteta

 

 

Po s’i dite prefiksin Dibrës

Mos i bjer numrit kot

Se çdo fjalë që aty flitet

Ne vetvete e ka një kod.

 

Prill 2010

 

 

 

Jam Aty                                                  

 

Dhe pse ika me pahir

Për një jetë më të mirë,

Jam aty në çdo moment

Rreth me burrat në Kuvend.

 

Jam aty tek burimi

Kthehem prapë me lotë gëzimi.

Jam aty te dërrasa e djepit,

Jam aty të rrënjët e plepit

 

Kam me vete një grusht dhe’

Me tregue se ku kam le

Sa t’jem gjallë e të jetoj

Me gjë n’botë nuk e ndërroj

 

Më të madhe s’ka shenjteri

Se te mbash dheun tënd n’gji

Sa here që të preket dheu,

E merr forcën si ANTEU

 

20.07.2014

 

 

Mblodha nje tufe lule

Mblodha një tufe lule,

Ishin lulebore

Vjen ngadalë syzeza,

m’i mori prej dore.

 

M’tërhoqi aroma

Në saksi i pashë,

Ishin rrit akoma

Zemrën aty lashë.

 

Dorë për dorë dolëm,

Një këngë ia morëm.

Për në sot fillon

Jeta që s’mbaron

 

Do bëjmë dasëm t’madhe

T’çuditet dynjaja.

M’ e madhe se dasma

Për ne është sevdaja

 

          13.08.2014

 

 

O e ëmbla Rini      

 

Kthehu prapë rinia ime

Të lutem kthehu se po pres

Mos më lër në vegime

Me asgjë nuk të shes.

 

Nuk ka laps, e nuk ka bojë

Që të shpreh kujtimet e mia

As me shkrim e as me gojë,

Gjurmët e thella që la rinia.

 

Një gjë nuk e bërë mirë,

Ike shpejt pa lamtumirë.

Ktheje njehere koken prapa

Mbushur plot me pleq e plaka

 

Të kujtojmë me nostalgji

O e ëmbla rini-rini.

Kur në mendje tek ne rrin

Na zgjat jetën pa mbarim

 

         18.08.2014

 

Vend baruti këtu i thonë                            

 

Tre shtator dyzetë dy

Ka shkue fjala shpi për shpi

Reç e Dardhë tym për tym

I kanë thirrë për çarmatim.

N’Kodër t’Kacës a mbledh burrnia

Hije e zezë ka ra mbi shpia.

Qeni i Balit ka fillue

Kërkon armët me i dorëzue.

 

Hala fjala pa mbarue

Gjithë kuvendi në kam’a çue

Reç e Dardha o mor jezit.

Nuk a m’sue me u korit

600 burra kanë m’sy

Xhafer Balin dunë me shky.

Pa rrip pushkët ne i mbajmë

Kundra hasmit ballëpërballë

 

Luftën kurrë s’ja kemi nda

Reç e Dardhë jemi një vlla.

Dhe pa bukë kemi kalue

Por pa pushkë nuk kemi rrue

Ma mirë vdekjen e pranojmë

se sa armët t’i dorëzojmë.

 

Vend baruti këtu i thonë

Me dorë qenin t’a copëtojmë

Gjëmojnë kodrat e ushton lugu

Mercenarët kanë hy për strugu

 

Reç e Dardhë s’ke për t’i pa

Sikur të mbesin në cullë e gra

Jemi dy male bri për bri

Për atdhe bamë histori.

 

 

1982

 

 

 

1 Koment

  1. Agim Dan Sula

    06/06/2015 at 22:14

    I pa arritur jeni madheshtori Lutfi Ndreu