Vasili thirrje qytetarëve, refuzojeni taksën e Rrugës së Kombit

Diel, 03 June 2018 11:01

Në një kohë kur pritet që qeveria të verë në zbatim taksën në Rrugën e Kombit,  Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në faqen e tij “Facebook” bën thirrje për refuzim taksës. Kryeministri u vetëdeklarua fajtor për revoltën shume të drejtë,  por peng i interesave dhe përfitimeve të errëta përsëri po përgatit taksën, shkruan Vasili. Për vasilin taksa është tërësisht e padrejtë pasi qytetarët e paguajnë vlerën e saj në çmimin e karburantit, para të cilat Rama i shpërdoron për të mbjellë palma të thara, për zyra etj.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT !!!

Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.

Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.

Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.

Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,

sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.

Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.

Deri atehere ka vetem nje qendrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT.

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 11:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Volkswagen do të shpenzojë 44 miliardë euro për makina elektrike

Teknologji

Volkswagen do të shpenzojë 44 miliardë euro për makina elektrike

Volkswagen tha se do të shpenzojë 44 miliardë euro për makinat elektrike, digjitalizimin, ngarjen autonome dhe shërbimet e reja deri në vitin 2023, si pjesë e një shtytjeje nga prodhuesi...

Ambasadori i SHBA, Scott: Më shumë guxim në bisedimet Kosovë – Serbi

Bota Shqiptare

Ambasadori i SHBA, Scott: Më shumë guxim në bisedimet Kosovë – Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është ankuar të premten ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott për taksën shtesë të vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia dhe...

Panucci: Duka nuk e ka thënë që rrezikoj, skuadra duhet të flasë në fushë

Sport

Panucci: Duka nuk e ka thënë që rrezikoj, skuadra duhet të flasë në fushë

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, në konferencën e tij para ndeshjes kundër Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, tha se duhet fitoja me patjetër kundër djemve të MekLish. Në fjalën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!