Ish- deputetja lajmëron hetime për Adriatik Llallën dhe të besuarit e tij

Hënë, 09 Prill 2018 17:11

Ish- deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda, njëkohësisht kushërira e kryeprokurores Arta Marku, paralajmëron zbardhje të abuzimeve të ish-drejtuesve të organit të akuzës. Ndoshta e  ndihmuar nga fakti se komunikon me kryeprokuroren, ish- deputetja akuzon Adriatik Llallën dhe vartësit e tij se po sponsorizojnë lekët e pista për të sulmuar mediatikisht prokuroren Marku.

“Ju thashë konsideratën time. Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit. Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë. Një pjesë të parave të pista, ata po i përdorin sot për të denigruar Arta Markun, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor nga ato që e akuzojnë” thotë ish- deputetja.  

Kryeprokurorja Arta Marku akuzohet se u zgjodh në shkelje të kushtetutës dhe me mbështejten e Partisë Socialiste. Në vazhdën e këtyre akuzave hetimet e nisura prej saj opozita i konsideron të njëanshme dhe të orkestruara nga qeveria.

Modifikuar më Hënë, 09 Prill 2018 17:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!