Basha replikon me Ramën për taksën e Rrugës së Kombit

E Enjte, 29 Mars 2018 12:41

Lulzim Basha vuri në njërën anë taksën e qarkullimit dhe në anën tjetër tarifën e konçensionit që vuri qeveria në Rrugën e Kombit për të treguar se kjo e dyta nuk mund të qëndrojë.

Basha citoi vetë Ramën që në fjalën e tij tha se mirëmbajtjen për Rrugën e Kombit ose do ta paguajnë taksapaguesit, ose do ta paguajnë përdoruesit dhe në Shqipëri sot ndodh e kundërta, po paguajnë të dy.

“Një njeri, i cili nuk mban përgjegjësi për asgjë thotë dhe bën. Në 5 vite në pushtet Rama ka rritur dy herë taksën e qarkullimit .1oo lekë në 2013 dhe 100 në janarin e 2015, duke shtuar këtu dhe TVSH, është 240 lekë për litër, merr çdo sekondë, çdo orë merr Rama nga xhepat e qytetarëve.

Taksa e qarkullimit erret me qëllimin kryesor për mirëmbajtjen e rrugës, që mund të paguajnë

Na thuaj pak o llapaqen i batutave, pse paguajnë të gjithë dhe pse vazhdon tu marrësh shqiptarëve 240 lekë tarifë për karburant.

Sapo e the vet o njëra o tjetra, por ti vazhdon ngërdheshjesh se të kanë gënjyer. Nëse e ke kuptuar do ti kërcisje ndonjë shpullë atij mësuesit të anglishtes.

Unë jam krenar për atë rrugë. Ke pesë vjet që je në qeveri nuk ke nxjerr një fakt të vetëm për shpifjen dhe baltën që vjell për rrugën e Kombit. Të bëjnë sytë xixa nga xhelozia. Ju jeni prania e këllirës, ne jemi partia e profesorëve dhe doktorëve. Ju jeni partia e trafikantëve. Ti i flet për estetikë PD-së që e ke shndërruar partinë tënde në bodrum të krimit të organizuar.
Kjo është vjedhja që bëhet me rrugën e kombit. Paratë për mirëmbajtjen e rrugës së kombit vilen ditë për ditë me karburantin që ju blini. Mundësitë e buxhetit të Ramës janë 120 milionë USD më shumë në vit sesa në buxhetin tonë sepse ky e rriti taksën. Lekët që iu merr për mirëmbajtje i përdor për klientët e tij, i përdor për bandën e hajdutëve.

Nëse po mendon pasaportizimin si në kohën e diktaturës të them bëj gati allcinë për veten tënde. Pasaportizimin nuk e kthen dot më ti këtu. I vendos ti 120 mijë euro për pushtetin vendor. Po pse ti do e përcaktosh se sa kuksianë e mirditorë do hyjnë. Ndaje mendjen Edi Rama, të paguajnë o taksapaguesit o përdoruesit por jo të dy, ndryshe do të përballesh me reagimin më të madh popullor” u shpreh kreu i PD-së.

Basha tha se paratë që paguajnë shqiptarët në taksa nuk shkojnë për mirëmbajtjen e rrugës, as për shlyerjen e borxhit, as për shkolla dhe spitale, por për konçensione korruptive për klientët e qeverisë.

“Kjo është arsyeja që pse shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Europë” u shpreh Basha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!