Ish-ministri Manjani reagon fort për vendimin e audio-përgjimit

E Enjte, 07 June 2018 16:31

Vendimit për ta shpallur si jo autentike audio-përgjimin e  bisedës së vëllait të Ministrit Xhafaj me dëshmitarin X, e komentoi sot edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai ka qenë i fortë në deklaratat e tij, duke e konsideruar letrën e vendimit si letër higjenike.

Më poshtë reagimi i plotë:

Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun!

Po në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë...

Këtë akt nuk e përsor dot para asnjë gjykate! Sepse ky është akti i degjenerimit hetimor në Shqipëri!

Prokuroria nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo balladaqimi i personave. Përkundrazi lejoi largimin mga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales).

Prokuroria as palo kallëzimin e bërë natën nga Agroni, nuk e bëri dot deponim proçedural. Pra pa bërë veprimet e thjeshta hetimore, nxitoi të mbështeste deklarimet publike të Ramës për mos autenticitetin.

As vetë Fatmiri nuk e priste këtë gjë, sepse ishte i bindur që takimi kishte ndodhur, ndaj e nisi vëllanë për gjithë natën në burg!

Prokuroria tashmë është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të vëllait të Agronit.

Shpejtësia mahnitëse me të cilën punoi Prokuroria natën, e bëjnë atë përfundimisht gazi i ditës!

Ndaj, ka të drejtë Ambasadori Lu, kur kërkon “hetim të pavarur”, për këtë çështje! Tjetër gjë se si erdhëm deri këtu...

Halli është se kjo çështje po shkon drejt shuarjes, si të gjitha të tjerat....

Ne na rroftë reforma!

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 17:10

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...