Kuvend/ Berisha i kthen përgjigje Ramës: Pse s’e miratova taksën për Rrugën e Kombit

E Enjte, 29 Mars 2018 13:14

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ashpër  pasardhësin e tij për taksën e Rrugës  së Kombit.

Pas deklaratës së Ramës se ishte Berisha ai që e kishte nisur  këtë process , ish-lideri i PD-së iu përgjigj ashpër akuzave të tij . Ai e mohoi në mënyrë kategorike këtë deklaratë të kryeministrit , teksa shtoi se kjo gjë nuk u vendos pasi dëmtonte ekonominë.

 “Por mjerimi, varfëria ekstreme, duhet detyrimisht që të çrrënjoset. Ne e gjetëm varfërinë ekstreme 3.4 përqind dhe me një seri masash e ulëm me 1.2 përqind. Mirëmbajta e rrugëve tu jepet kompanive private, që kanë mundësi disa herë më të madhe sesa drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Pse se vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë mora një orientim se ku rrihte mesatarja e ekonomisë. Kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Janë të pafytyrë ata si puna jote që flasin nga vendi, ata të cilët nuk do të ndryshojnë kurrë. Se po të ishte dhënë do ishte bërë. S’do heq dorë nga vendimet e mua, asgjë s’më pengonte. Por u pa që nuk duhej bërë. Duhej kaluar në variantin tjetër. Elida e ngatërrova Brisin një ditë me ty, se ajo e kapi drogën. Ti e anulove atë. Kjo është një aferie e kombit, dhe e Kosovës jo vetëm për Shqipërinë”, tha Berisha.

Ndërkohë, vijonë protestat kundër vendosjes së taksës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...