Bum reagimesh: Kush është “gjëja” që nuk ngrihet, Rama ta sqarojë sa më parë

Premte, 30 Mars 2018 13:06

A e krahasoi Kryeministri shqiptar popullin e tij me organin seksual mashkullor?! Këtë lipset ta sqarojë ai vetë publikisht, pasi deklarata e tij në kontekst pati një jehonë të madhe në rrjetet sociale. Të shumtë janë qytetarët që kanë reaguar ashpër. Po kaq edhe politikanët…

Teksa fliste për taksën e Rrugës së Kombit dhe akuzonte opozitën nga foltorja e Parlamentit, Edi Rama u shpreh kështu: “Nuk mundet që ju të pengoni asgjë dhe të ndaloni asgjë! Kërcënimet: Shiko do ngrihen këta, do ngrihen ata. Bjeri bjeri se do ngrihet. Ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot. Eshtë poezi që e di doktori. Pyeteni doktorin se e di mirë ai atë punë”.

Ja disa prej reagimeve:

Sali Berisha, ish-kryeministër: Kjo është gjuha e përçmimit dhe poshtërimit të njerëzve të thjeshtë që Edvin Kristaq Rama përdori në parlament

Petrit Vasili, politikan: E keni dëgjuar që për fat të keq, ky kryeministër ka bërë një krahasim vulgar duke e krahasuar popullin me organin gjenital mashkullor. Ky që ka nisë karrierën lakuriq do e mbyllë lakuriq.

Julian Deda, aktor: I dashur popull, dogjojeni pak me çfarë ju krahason Kryeministri juaj. Ju si të doni tani, ndaç ngrihuni, ndaç rrini kokulur.

Andis Harasani, ish-deputet: Jam shumë kurioz të di cilat nga deputetet femra të PS-së dhe cilat ministre duartrokitën pas kësaj fjale të Kryeministrit tonë të nderuar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!