Fakte dhe propagandë/ Deputetja e PD: Rekordi i zi i shqiptarëve që ikin

Tuesday, 12 June 2018 15:33

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ka komentuar edhe një herë propagandën qeveritare për punësimin. Ajo shkruan se është vendosur vetëm një rekord dhe ai është rekordi i zi i largimit të shqiptarëve.

Postimi i plotë

Fakt: 1.3 milionë shqiptarë kanë aplikuar për t’u larguar nga Shqipëria për në SHBA që nga shtatori 2013. Të dhënat flasin se përvit e më shumë bashkëkombësit tanë aplikojnë të largohen nga vendi, duke u barazuar me vendet e Afrikës Qendrore dhe Ekuatoriale për nga numri i aplikantëve.

Fakt: Janë mbi 300 mijë shqiptare që janë larguar drejt vendeve anëtare të BE në forma nga më të ndryshme. Këtë shifër na e kujton përditë Franca, Holanda dhe Gjermania të cilat jo pak herë e kanë kritikuar dhe kërcënuar kryeministrin e tepsisë.

Fakt: Shqipëria po shpopullohet dhe këtë e tregon përditë e më shumë edhe INSTAT kur na fakton plakjen e vazhdueshme të popullsisë dhe se si rrezikojmë të shpopullohemi.

Fakt: Janë vetëm 418 të punësuar në sektorin jo bujqësor, ndërkohë që forca e punës, pra punëkërkuesit, janë në rënie. Tregues i qartë se Shqipëria po boshatiset nga shqiptarët, që po lënë çdo fshat e qytet për të ikur një orë e më parë nga sundimi i kësaj qeverie.

Fakt: Rekordin e zi të shqiptarëve që largohen e dëshmojnë edhe të dhënat e tatimeve që flasin për 3300 biznese që janë mbyllur vetëm për 2017. Numri i bizneseve të mbyllura është një rekord i zi historik, pasi është hera e parë në historikun e Shqipërisë demokratike, ku numri i bizneseve të mbyllura tejkalojnë ato të bizneseve që hapen.

Këto janë rekordet për të cilat mazhoranca dhe veçanërisht kryeministri Rama nuk flet.

Kjo është Shqipëria reale kundrejt asaj te propagandës që jeton në zyra luksi e tregon projekte me ngjyra për qendra qytetesh tashmë të boshatisura.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 15:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...