Protestë/ FRPD e LRI ironizojnë kriteret e Ramës për tu bërë ministër

Tuesday, 12 June 2018 19:45

Protesta e të rinjve të FRPD dhe LRI përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, ka vijuar edhe ditën e sotme, ku është kërkuar sërish dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Sipas të rinjve protestues “Sot Shqipëria ka dy ministra të Brendshëm njëri pas tjetrit të lidhur me trafiqet e drogës, deputetë që ishin të dënuar për trafiqe, prostitucion, vjedhje, vrasje. Kryetarë Bashkie të përfshirë në trafik droge e përdhunim në grup të cilët Edi Rama i mbrojti siç po bën me Tahirin dhe Xhafën. Duke mbrojtur Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafën, Edi Rama po e mban peng të ardhmen e Shqipërisë”.

Mesazhi i të rnjve të FRPD dhe LRI në protestë:

Te rinjte e FRPD kane publikuar sot kriteret e Edi Rames per tu bere minister, deputet, Kryetar Bashkie ose drejtues ne Administraten Publike.

Sic ka deshmuar ne keto 5 vjet kriteri mbi te cilin Rama ka perzgjedhur te besuarit e tij eshte vetem skeda e tyre kriminale dhe korruptive. 

Sot Shqiperia ka dy ministra te Brendshem njeri pas tjetrit te lidhur me trafiqet e droges, deputet qe ishin te denuar per trafiqe, prostitucion, vjedhje, vrasje. Kryetare Bashkie te perfshire ne trafik droge e perdhunim ne grup te cilet Edi Rama i mbrojti sic po ben me Tahirin dhe Xhafen. Duke mbrojtur Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafen, Edi Rama po e mban peng te ardhmen e Shqiperise.

Me Edi Ramen shqiptaret po ikin nga syt kembet. Te arsimuar ne shkollat me te mira te botes te rinjte nuk kane sot asnje shprese prandaj po emigrojne. Mjeket, infermieret, inxhinieret te gjithe po kerkojne mundesite pertej Shqiperise dhe kjo sepse Edi Rama ua la Shqiperine ne dore krimineleve e trafikanteve.

Sot kemi dy rruge Te largohemi ne ose Edi Rama!

Te shkojme pa Tahirin e Xhafen ne Europes apo me Ramen, Tahirin e Xhafen te behemi Kolumbi?!

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 20:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Italia synon të vendosë një milion makina elektrike në rrugë

Aktualitet

Italia synon të vendosë një milion makina elektrike në rrugë

Qeveria populiste në Itali, po planifikon të vendosë rreth 1 milion makina në të gjithë rrugët e Italisë. Koalicioni Italian ka si synim të vendos një “reduktim të përdorimit të...

Investimet e huaja – TAP dhe Statkraft dominojnë edhe për tremujorin e parë

Aktualitet

Investimet e huaja – TAP dhe Statkraft dominojnë edhe për tremujorin e parë

Dy projektet madhore të investimit në sektorin energjetik dominuan investimet e huaja direkte edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet në energji...

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë blen euro

Aktualitet

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë blen euro

anka e Shqipërisë blen euro, pas kapjes së dy Toyotave, ndërhyn sërish në treg 15:09, 25/06/2018   Një ditë pas kapjes në Portin e Durrësit të dy automjeteve Toyota me 3.4 milionë euro, Banka...