Raporti i SIGMA: 59% e ligjeve në Shqipëri miratohen duke shmangur konsultimin

E mërkurë, 13 June 2018 12:59

 Shqipëria dhe Maqedonia kanë përqindjen më të lartë të ligjeve të miratuara në parlament që nuk ishin të planifikuara më parë ndër vendet e Ballkanit perëndimor. Vlerësimin e ka dhënë SIGMA (një iniciativë e përbashkët e OECD dhe BE për përmirësimin e menaxhimit të qeverisjes në vendet e zgjerimit).

SIGMA renditi Shqipërinë si vendin ku shumica e ligjeve (59%) miratohen spotanisht, duke ju shmangur planeve paraprake, teksa nga (grafiku i mëposhtëm) edhe vendet e tjera të Rajonit vuajnë nga ky fenomen, por me një përqindje më të ulët.

Gjithashtu SIGMA ka konstatuar se qeveritë në Rajon nuk i kanë bërë konsultimet publike pjesë përbërëse e procesit të hartimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit.

Përgjithësisht ligjet në vendet e Ballkanit bëhen në mungesë gati të plotë të analizave për ndikimin që kanë në grupet e interesit, teksa pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar një legjislacion modern në lidhje me konsultimin publik

Procedurat, sistemet dhe platformat e IT që realizojnë konsultimet publike shpesh janë jo të plota dhe nuk lehtësojnë konsultime efektive.

Në asnjë nga vendet e Ballkanit nuk janë gjetur prova dhe konsultimet publike kanë ndikuar në hartimin përfundimtar

Nga ana tjetër SIGMA vë në dukje se mbikëqyrja dhe mekanizmat mbështetës në institucionet përkatëse të Këshillit të Evropës janë të dobëta ose nuk ekzistojnë në shumicën e vendeve. Kjo nuk siguron zbatimin efektiv dhe në përputhje të rregullave.

SIGMA këshillon se nevojiten më shumë përpjekje dhe burime për të përmirësuar zbatimin e rregullave ekzistuese të konsultimit publik.

Ngritja dhe fuqizimi i funksionit mbikëqyrës dhe mbështetës për konsultime publike për të siguruar respektimin e rregullave dhe kërkesave.

Gjithashtu nevojitet një planifikim legjislativ më realist dhe reduktim të përdorimit të procedurave të jashtëzakonshme në hartimin e legjislacionit.

Ndryshimi i kulturës brenda administratës është i nevojshëm për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit e procesit të konsultimit publik të kuptojnë dhe vlerësojnë procesin dhe ta përdorin atë për të përmirësuar ligjet.

SIGMA rekomandon që çdo konsultim publik të përqendrohet në diskutimin e masave dhe përmbajtjes së politikave, jo të dispozitave ligjore dhe teknikave të hartimit. Duhet të lehtësohet konsultimi duke publikuar materiale mbështetëse, siç janë dokumentet e veçanta të konsultimit.

SIGMA ka vënë re që palët e interesuara dhe qytetarët nuk po marrin njoftim paraprak dhe kohë të mjaftueshme për të marrë pjesë në konsultime.

sigurime.png

 

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 18:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Investimet e huaja – TAP dhe Statkraft dominojnë edhe për tremujorin e parë

Aktualitet

Investimet e huaja – TAP dhe Statkraft dominojnë edhe për tremujorin e parë

Dy projektet madhore të investimit në sektorin energjetik dominuan investimet e huaja direkte edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet në energji...

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë blen euro

Aktualitet

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë blen euro

anka e Shqipërisë blen euro, pas kapjes së dy Toyotave, ndërhyn sërish në treg 15:09, 25/06/2018   Një ditë pas kapjes në Portin e Durrësit të dy automjeteve Toyota me 3.4 milionë euro, Banka...

Formacionet zyrtare/ Arabi Saudite-Egjipti, loja për vendin e tretë të grupit

Sport

Formacionet zyrtare/ Arabi Saudite-Egjipti, loja për vendin e tretë të grupit

Turneu i Botërorit hyn sot në raundin e fundit të fazës të grupeve, ku Grupet A dhe B vendosin sot kryesuesit e tyre. Tek grupi A është vendosur gjithçka, ku Egjipti...