Vokshi publikon dokumentet: Balla mundohet të fshehë të vërtetën

E mërkurë, 13 June 2018 17:11

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se seanca e sotme dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit për çështjen e Teatrit ishte kundër rregullores dhe se asnjë deputet i grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet.

Me anë të një postimi në “facebook”, Vokshi thotë se pushteti dhe vetë Kuvendi janë të shqiptarëve, ndërsa ka publikuar edhe dokumentet ku sipas saj vërtetohet se mbledhja ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Deklarata e Vokshit:

Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.

Ne deputetët, jemi vetëm përfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.

Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës…

Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat ).

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 17:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...