Debati mes regjisorëve, Çipi-Çulit: Mos u bëj vegël e Ramës

E mërkurë, 13 June 2018 20:47

Një status i regjisorit Kastriot Çipi në Facebook, ku ka etiketuar edhe drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka shkaktuar replika dhe debate mes të dyve. Regjisori Kastriot Çipi ngrinte pyetjen nëse Çuli e di se sa metra katror truall ka Teatri sot.

Replikat e ashpra mes dy regjisorëve janë shoqëruar edhe me akuza personale ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Kastriot Çipi i kërkon Hervin Çulit të mos bëhet vegël e kryeministrit apo kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Përplasja e plotë:

Postimi i Kastriot Çipit: Hervin Culi a mund te me sqarosh qysh kur paska Teatri Kombetar vetem 1200 m2? A jane 1200 m2 truall apo ndertim?
Cili institucion e ka në pronësi oborrin e Teatrit? Po pishinen?
Nga dalin keto 9000 m2 te Teatrit te ri? Jane m2 ndertim, apo truall?
Mos u bëj vegël në duart e Ramës e Veliajt, përndryshe duhet të ndrrosh zanat kur ata të bien nga fiku!

Hervin Çuli: I nderuar Kastriot sjam e skam per te qene kurre vegel e askujt dhe e emocioneve personale te askujt.Sa metra katror ka Teatri eshte me letra dhe nuk e ndryshon dot as Velia as Culi as Cipi.Klm

Kastriot Çipi: Por nuk iu pergjigje pyetjes! Je ti qe po riciklon mashtrimet e Veliajt! Te pyes serish: sa m2 truall ka sot Teatri Kombetar? Mos me thuaj se nuk e di, sepse je drejtor dhe neser do te jesh anetar i komisionit special qe do te beje negociatat me Fusha shpk.

Hervin Çuli: Dhe Kastriot zanatin te siguroj qe e bej mire ndryshe nga shume syresh qe bertasin lart e poshte dhe sma heq dot as perendia.Kam treguar qe punoj kudo,ne cdo qytet per te bere profesionin qe i kam dedikuar jeten.klm dhe njehere.

Kastriot Çipi: E di mire ti se sa mund te punosh si regjisor teatri ne Shqiperi nese nuk të do pushteti…

Debati-Çipi-Çuli.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 20:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Lifestyle

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie...

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Aktualitet

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar po kthehet në një shqetësim serioz për sigurinë britanike. Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit...

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Aktualitet

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak por e sigurtë, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni. Nëse u...