Shembja e Teatrit/ Altin Basha-Veliajt: Thoni se kurseni para, por po ja jepni ato privatit

E Enjte, 14 June 2018 18:15

Regjisori i njohur Altin Basha ka marrë pjesë në dëgjesën e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ai është shprehur kundra prishjes së teatrit dhe aplikimit të skemës së PPP-vë, me anë të së cilës një kompani private do të marrë truallin publik, ku do të ndërtojë kulla, në këmbim të parave për teatrin.

 “Të marrim në konsideratë idenë e rikonstruksionit të këtij teatri. Ju thoni se keni raporte, por ato raporte janë nga institucionet e shtetit dhe nëse ju thoni se do ta prishim, ato raporte ashtu do të jenë.

Unë mendoj se ky teatër mund të rikonstruktohet. Mendoj se nuk ka arkitekt që të çohet dhe të thotë duhet ta shembim këtë sepse ky nuk bën. Globusi (teatri në Londër), u ndërtua nga zero, nuk ekzistonte fare. U rindërtuar me teknologjinë që ka qenë kur ka qenë funksional teatri. E ka ndërtuar një amerikan nuk e ndërtuan dot anglezët.”

Më tej Basha shtoi se teatri aktual është funksional dhe se aty vazhdojnë të bëhen shfaqje pavarësisht defekteve.

“Teatri është funksional, në teatër po bëhen shfaqje. I dimë të gjithë defektet e teatrit kombëtar, e dimë që nuk ka xhepa, e dimë që nuk janë përdorur dhomat e aktorëve, e dimë që nuk ka dushe, por edhe Globus-i nuk ka backstage, një regjisor do të donte të përfundonte në National Theatre por Globus-i mbetet ai që është.

Ka një kontradiktë në atë që thoni. Thoni nuk kemi para dhe do ti marrim tek privati, por edhe privatin do ta paguajmë me një pronë publike, pra do të paguhet me një vlerë ajo.”

Regjisori e sheh aplikim e skemës së PPP-së si problematike dhe që krijon një klimë mosbesimi në komunitetin e artistëve dhe më gjerë.

“Ne si komunitet kemi një paragjykim për problemin e PPP-së. U nis të ndërtohej kinema Republika, zoti Rama ka qenë kryetar bashkie. Çfarë ka në vend të kinema Republikës sot? Ka një kullë. U tha që do të ndërtohet kinema në atë kullë, nuk u bë kurrë. Kinema 17 nëntori, çfarë ka sot aty? Një kullë.”

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 18:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...