Demokrati sulmon Ramën: Qëlloi ndaj simbolit të demokracisë

Hënë, 18 June 2018 17:37

 Pas zhurmës që krijoi vendimi i Bashkisë së Hasit, e cila i akordoi titullin ‘Qytetar Nderi’ atentatorit të Azem Hajdarit, Gafur Mazreku, vjen edhe një tjetër reagim nga kampi demokrat. Përmes një statusi në “Facebook” demokrati Arben Ristani iu kundërvu Ramës. Ai tha se dekorimi i Mazrekut, qëlloi mbi simbolin e demokracisë.

 

“E kane marre mire mësimin e eterve, sipas te cilit, populli sundohet duke e varferuar, dhunuar dhe depersonalizuar.

Dekorimi i atij qe qelloi mbi simbolin e demokracise dhe perdhosi parlamentin duke qelluar me arme, brenda ne parlament, ne tempullin e demokracise, eshte pikerisht treguesi me i qarte ne drejtim te injorimit, fyerjes, depersonalizimit te atyre qe besojne te herojte e demokracise dhe te institucionet e demokracise.
Gjithsesi, ka akoma qe kane marre po aq mire, mesimet se si permbysen diktaturat dhe si perfundojne diktatoret”, shkruan Arben Ristani.

Ndërkohë zyra e Kryeministrit Edi Rama përmes një reagimi për mediat, u distancua nga ky vendim. Kryeministria theksohet se vetë Rama është angazhuar në këtë çështje dhe i kërkon Prefektit të Kukësit të mos e firmosë vendimin.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 17:39

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...