QYTETARI NGRIHET NË KËMBË DHË VË NDERIN NË VEND, I SHPALL LUFTË ABUZIMIT SHTETËROR

Saturday, 31 Mars 2018 12:17

Qytetarët janë ngritur dhe kanë vendosur nderin në vend. Kjo është sinteza e asaj çfarë mund të nxirret nga protesta e sotme në Rrugën e Kombit, ku dhjetra qytetarë dolën për të kundërshtuar çmimin e lartë të pagesës së vendosur nga qeveria socialiste.

Mirëpo, protesta doli jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar. Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendojes së taksës për Rrugën e Kombit. Marrë nga Opinion.al

Modifikuar më Saturday, 31 Mars 2018 12:30

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Politikë

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Nga Naim Hasani Le te mësojnë sot me shume se kurrë drejtuesit e qeverise shqiptare dhe Kryerilindesi Edi Rama se as azili nuk i shpëton ata që abuzojnë dhe nënvlerësojnë, shajnë...

I hodhën granatë në lokal, zbulohen pamjet dhe e kaluara e errët e pronarit shqiptar

Aktualitet

I hodhën granatë në lokal, zbulohen pamjet dhe e kaluara e errët e pronarit shqiptar

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një lokal në lagjen “Partizani” në Elbasan u sulmua me një granatë. Në momentin kur granata është hedhur nga persona ende...

Dalin emrat e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër (FOTO)

Aktualitet

Dalin emrat e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër (FOTO)

Edhe ditën e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e personave më të kërkuar për qarkun e Gjirokastrës. “Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!