Manjani: Pse nuk bie dakord me Donald Lu

Diel, 24 June 2018 20:41

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, ku ka reaguar për bllokimin që i është bërë Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Manjani nuk është pajtuar edhe me deklaratat e ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, se Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i ka penguar korrupsioni, ndërsa Vettingu po i zhbllokon ato.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Jo, jo! S’mund të jetë ashtu!
—————
Zoti Donald Lu ka deklaruar beftas dje, ndër të tjera se:
“...Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i ka penguar korrupsioni ( dmth jo reforma). Vettingu po i zhbllokon ato...”
—————
Duke shprehur konsideratë tepër të lartë për për Ambasadorin e SHBA në Tiranë, nuk mund të jem dakort me këtë deklarim.

Së pari, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në vite k arritur të garantojë kufizimin e qeverive, sa herë ato kanë tentuar të tejkalojnë mandatin kushtetues.

Është fakt që qeveritë nuk kanë “shkuar mirë” me këtë Gjykatë. Ndaj mund të themi se kjo Gjykatë e ka kryer mirë misionin e saj.

Ky mision nuk mund të kryhej dot nëse do ishte e korruptuar, sepse qeveria është korruptuesja më e madhe!

Ky mision u krye me guxim, profesionalizëm dhe me përbërje të besueshme të trupës gjyqsore.

Aktualisht, shteti Shqiptar nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me askënd, sepse nuk ka një bend ku të vlerësohet kushtetutshmëria e marrëveshjeve.

Ndaj qeveria e sotme “nxiton” të lidhë marrëveshjen e detit me Greqinë, tani që ska Gjykatë! Ajo ndjehet mbi Kushtetutën!

Normal sepse nuk ka kush ta kufizojë!

Se dyti, Gjykata Kushtetuese është gjykatë e të drejtave të njeriut. Ajo garanton liritë dhe të drejtat e çdo individi. Kur mungon gjykata, qeveria ndjehet “legjitime” të rrëmbejë çdo të drejtë e liri të imdividit.

Qeveria e sotme po e bën këtë gjë.

Ndaj asnjë arësye nuk mund të “legjitimojë” lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese! Asnjë!

Pa këtë gjykatë Shqiptarët nuk mund të shkojnë dot as në Strasburg.

Së treti, Gjykata Kushtetuese, megjithë mangësitë e saj ka qenë me e besueshmja. Ishte e tillë sepse kufizoi qeveritë, krijoi praktikë të mirë kushtetuese dhe, gjykatësit u emëruan sipas parimit të ballancës.

Pra nuk mbështetet fare teza që kjo Gjykatë u pengua nga korrupsioni!

Sa për Gjykatën e Lartë, ashtu është kishte dhe ka një përceptim të lartë si e “korruptuar”.

E vërteta është se asnjëherë nuk u bë një reformë reale në funksionimin e saj. Për pasojë gjykatësit atje u ndjenë “mbi çdo ligj”.

Çështja është se vettingu ka rritur numrin e çështjeve që presin të gjykohen.

Kjo do të thotë se : do rritet çmimi i korrupsionit!

Pra jo vetëm që korrupsioni nuk u shua, por u shtua dhe me çmim më të lartë!!!

Kështu që vettingu, që gjithnjë e më shumë po bëhet selektiv dhe i pabesueshëm, nuk po e ndëshkon korrupsionin!

Përkundrazi, përveç korrupsionit tashmë drejtësia drejtohet nga qeveria!!! As që bëhet fjalë për pavarësi politike!

Askush nuk guxon të gjykojë qeverinë, qeveritarët dhe të lidhurit me ta!

Ambasadori mund ta dëshmojë vetë këtë gjë...

Ky është realiteti që po jetojnë Shqiptarët, pavarësisht ç’thonë Ambasadorët!

Ndaj skam sesi të jem dakort me këtë realitet e as me deklarimet që e mbështesin atë...

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Flet avokati i dhunuar

Aktualitet

Flet avokati i dhunuar

Një avokat në Durrës ka denoncuar se është dhunuar nga dy persona. Avokati Ilia Ilia thotë se është dhunuar para prokurorisë së Durrësit. Ngjarja sipas policisë u shënua rreth orës 10:45...

Shpërthen Vasili: Mazhorancë pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu

Aktualitet

Shpërthen Vasili: Mazhorancë pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale për qëndrimin e mazhoranës ndaj ligjit të magjistraturës por edhe ndaj reformës në drejtësi...

Kapen 12 sirianë dhe iranianë që kaluan kufirin shqiptar

Aktualitet

Kapen 12 sirianë dhe iranianë që kaluan kufirin shqiptar

12 refugjatë nga Lindja e Mesme janë kapur në orët e pasdites së sotme në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar kufirin. Emigrantët me origjinë nga Irani dhe...