Gjyqtari i shkarkuar publikon paktin që bëri me socialistët para vettingut

E mërkurë, 11 July 2018 18:17

Artan Lazaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nga procesi i vetingut doli se nuk justifikonte dot pasurinë.

Por duket se Lazaj ka pasur një marrëveshje me socialistët gjatë kohës kur hartohej reforma në drejtësi.

Në rrjetet sociale në një koment të Vasilika Hysit, ai ka nxjerrë premtimin që i kishte bërë deputetja se ndihma e tij për reformën do të rezultonte si një vlerë e shtuar në dokumentat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Shikoni çfarë i shkruan ish gjyqtari deputetes së Partisë Socialiste.

Në seancën dëgjimore, të mbajtur më 2 korrik, KPK deklaroi se sipas ILDKPI gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive, për të cilat rezulton se ai posedon sipas një kontrate sipërmarrjeje vetëm një apartament në kryeqytet, me sipërfaqe 159 metra katrore.

“Unë kam vetëm një pasuri, – theksoi gjyqtari, – edhe këtë shtëpi ende nuk e kam timen, e vetmja gjë që kam është një truall shkëmbor”.

Gjyqtari Artan Lazaj deklaroi se organet e vettingut nuk kishin llogaritur punën e tij në drejtësi për 10 vite, përderisa ai ka filluar punë në gjyqësor në vitin 1994. Duke i kujtuar KPK se e kishin bërë pronar edhe të një shtëpie në Bulqizë, e cila në fakt është shtëpia e fëmijërisë së bashkëshortes disa vite përpara se ai ta njihte.

“Ju më llogarisni makinën, të cilën e mora gjate kohës që isha anëtar i KQZ, – deklaroi gjyqtari Laze, – dhe më pyesni pse e shita 5 mijë euro. Por e vërteta është se edhe sot në ëebsite ky automjet kushton 4800 dollarë, sepse ajo është makine e blinduar si ato që ju kane vendosur juve në dispozicion”.

Më tej gjyqtari tregoi se edhe kërkesat e herëpashershme të tij ishin për t’i treguar organeve të vettingut që të respektojnë standardet, sepse sipas tij nuk kanë lexuar asnjë nga provat e dorëzuara duke deformuar të dhënat.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Flet avokati i dhunuar

Aktualitet

Flet avokati i dhunuar

Një avokat në Durrës ka denoncuar se është dhunuar nga dy persona. Avokati Ilia Ilia thotë se është dhunuar para prokurorisë së Durrësit. Ngjarja sipas policisë u shënua rreth orës 10:45...

Shpërthen Vasili: Mazhorancë pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu

Aktualitet

Shpërthen Vasili: Mazhorancë pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale për qëndrimin e mazhoranës ndaj ligjit të magjistraturës por edhe ndaj reformës në drejtësi...

Kapen 12 sirianë dhe iranianë që kaluan kufirin shqiptar

Aktualitet

Kapen 12 sirianë dhe iranianë që kaluan kufirin shqiptar

12 refugjatë nga Lindja e Mesme janë kapur në orët e pasdites së sotme në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar kufirin. Emigrantët me origjinë nga Irani dhe...