Kryemadhi publikon planin, si do të veprojë LSI në tre muaj

E Enjte, 12 July 2018 11:40

Për raportit të bërë publik nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, ku thuhet se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”, ka reaguar edhe kreyatrja e LSI, Monika Kryemadhi.monn

“Ky raport duhet të na zgjojë dhe të reflektojmë së bashku, të parat nënat, të bëhemi bashkë që të shpëtojmë të ardhëm e fëmijëve tanë. Ky kryeministër po shkatërron vendin. Raporti i fundit është dëshmia e qartë se ky e ka çuar ai vendin.

Askush më parë nuk ka qenë kaq i përfshirë në llumin e trafikimit, askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant.

LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore…

Çmontimi i kësaj qeveria, hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”, është shprehu ajo në një komunikatë për shtyp, paraditen e kësaj të enjteje.

Fjala e plotë:

Raporti tronditës i Drejtorisë së Antidrogës Italiane demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtarët që heshtën.

Ja çfarë paraqet shumë qartë raporti:

1."Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’.

  1. 2. Vetëm në vitin 2017, mbi 90 ton janë kapur nga rreth 41 ton që ishin në vitin 2016".

 3.Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj’.

  1. 4. "Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale europiane për kontrollin e territorit të rrugëve e të trafikimit të drogës.

5.Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.

6.Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

8."Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me 'Ndrangheta' në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017.

9."Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar).

Kurse nga 10 mijë të huaj të arrestuar për trafik droge, 2000 janë shqiptarë.

Raporti tregon që propaganda e paguar e Edi Ramës nuk duhet të na verbojë por të na zgjojë.

Të parat duhet Ne nënat dhe gratë të bëhemi bashkë për të shpëtuar fëmijët dhe familjet shqiptare.

Po na shkatërron rininë dhe të ardhmen.

Po na shkatërron kulturën dhe historinë.

Po na shkatërron themelin e shtetit, vlerat mbi të cilat ky vend mbijetoi për shekuj të tërë.

Raporti i fundit është dëshmia e qartë e rrënimit ku e ka çuar vendin Edi Rama dhe banditizmi i tij. 

Askush më parë nuk ka qenë kaq thellë i përfshirë në trafiqe dhe llumin e bandave.

Askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant dhe tallës ndaj probleme dhe halleve të shqiptarëve.

Askush me pare nuk i ka shpallur lufte biznesit, intelektualeve, teatrit duke qene thjesht armik i popullit te vet.

LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.

Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik.

1. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista

2. Taksat e ulëta

3. Konkurrenca e pastër

4. Zhdukja monopoleve

5. Rikthimi i barazisë dhe demokracisë.

6. Shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike.

7. Të shpëtojmë trashëgiminë kulturore.

8. Të shpëtojmë identitetin tonë.

9. Çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë.

 

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 12:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të mëdhatë s’falin, por Lyon befason City

Sport

Të mëdhatë s’falin, por Lyon befason City

Bayern Munchen, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus arritën t’i fitojnë takimet e tyre, ndërsa zhgënjimi i mbrëmjes ishte Manchester City. Bayern fitoi në transfertë, 0-2 ndaj Benfikës, ndërsa Manchester United...

Haradinaj: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për kufijtë, projekti i Thaçit një taktikë politike

Bota Shqiptare

Haradinaj: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për kufijtë, projekti i Thaçit një taktikë politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, në studion e ‘Opinion’ deklaroi se nuk do pranohet një marrëveshje me Serbinë për korrigjim të kufijve. Kryeministri i Kosovës deklaroi se nuk e...

Aksidentohet 47-vjeçari në Gjirokastër, e zë poshtë masivi i gurëve

Aktualitet

Aksidentohet 47-vjeçari në Gjirokastër, e zë poshtë masivi i gurëve

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë. Shoferi ka qenë me një mjet të tonazhit të rëndë të ngarkuar me gurë. Spondi i...