PD: Skema mafioze e Ramës për Teatrin, e vjetër dhe e mirëmenduar

E Enjte, 12 July 2018 14:40

Partia Demokratike ka denoncuar edhe një herë skemën mafioze të Ramës për të marrë tokën tek Teatri.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat tha se kjo skemë është e vjetër, e mirëmenduar dhe e vënë në funksionim pas marrjes së Bashkisë nga Erion Veliaj.

Deklarata e plotë e deputetes së PD:

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka vënë në dispozicion të publikut fakte sesi Edi Rama po përdor Fusha shpk si kompani guackë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit. Ne kemi paraqitur me fakte sesi në 4 vjet, Edi Rama i dha Fusha shpk rreth 80 milionë tendera publikë, pasi kjo kompani bëri në të zezë punimet për të shndërruar kryeministrinë në një pallat luksoz për Ramën.

Ne vumë në dukje se Edi Rama nuk ka bërë kurrë publik pazarin me Fusha shpk për shtëpinë luksoze në Surrel, e deklaruar se ka kushtuar 400 mijë euro. Ne provuam se Fusha shpk duhet të hetohet nga ligji Antimafia për shkak të lidhjeve  të afërta të gjakut me trafikantin ndërkombëtar të drogës, Sulejman Fusha, i cili është vëllai i ish kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha.

Është ky person që deri pak muaj më parë drejtonte prokurorinë e Tiranës dhe që ka mbyllur dosjet penale të Veliajt dhe ministrave Ahmetaj e Gjiknuri. Prej këtij të fundit ka marrë tani koncesionin prej 125 milionë euro të hidrocentralit të Kalivaçit dhe ndërtimin e Bulevardit të Vlorës.

Sot ne po sjellim prova sesi skema mafioze e Edi Ramës për të marrë tokën tek Teatri është e vjetër, e mirëmenduar dhe e vënë në funksionim pas marrjes së Bashkisë nga Erion Veliaj.

Sapo Fusha shpk u bë pronar i një pjese toke pranë zonës së Teatrit, qeveria e Edi Ramës ka përgjysmuar çmimin e vlerës së truallit në Qendrën Historike, në zemër të kryeqytetit.

Në vitin 2016, vit kur Fusha u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milionë e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2.

Por mafies Rama-Fusha- Veliaj as kjo nuk i mjafton. Tani kanë nisur të kërcënojnë pronarët e ligjshëm, të cilët nuk duan t’ua shesin pronën me një çmim qesharak një kompanie, prapa të cilës qëndron kryeministri i vendit, i cili llogaritet të fitojë jo më pak se 205 milionë euro nga kullat që ka planifikuar të ndërtojë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.

Plani mafioz i Edi Ramës ka edhe një aspekt tjetër skandaloz! Ligji i miratuar në parlament i fal Fusha shpk 2100 metra2, pronë e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim me ligjin për qeverisjen vendore.

E vetmja mënyrë që Erion Veliaj t’ia japë këtë pronë është ta tjetërsojë me vendim në Këshillin Bashkiak. Çdo akt i ndryshëm nga ky çon në burg këdo që merr përsipër të falë pronat e qytetit tek kompania private e kryeministrit, përfshirë edhe vetë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj!

Transparenca jonë për këtë akt mafioz do të vazhdojë me këmbëngulje, pavarësisht tendencës së mediave kryesore në vend për të censuruar opozitën!

Partia Demokratike, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk  pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 14:42

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shokues, një grua hidhet nga kati i 8 i pallati, ja ku

Aktualitet

Shokues, një grua hidhet nga kati i 8 i pallati, ja ku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, vetëm pak minuta më parë. Një grua është hedhur nga kati i 8 i një pallati. Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes...

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Aktualitet

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Jemi në kohën kur i çmenduri i ka çmendur të gjithë. I Çmenduri i Tiranës rrit taksat dhe tarifat sipas qejfit për t’u vjedhur me koncesionarët e vet dhe të...

I nisi burrit foto hot nga hoteli, por pas saj çifti u nda për këtë arsye

Lifestyle

I nisi burrit foto hot nga hoteli, por pas saj çifti u nda për këtë arsye

Duke u përgatitur të shkonte në shtrat, një grua i dërgon burrit disa foto me SMS, por nuk e dinte se ai do shikonte një detaj që do ta bënte...