Ahmetaj i frikur sulmon ministren e Drejtësisë

Tuesday, 31 July 2018 20:52

I frikësuar, pa asnjë lloj kthjelltësie, Arben Ahmetaj la sot pushimet super luksoze dhe erdhi me urgjencë në Tiranë.

Doli para mediave sepse Departamenti Amerikan e Shtetit e ka vënë para përgjegjësisë atë dhe shefin e tij kryehajdut.

I kapur gafil dhe i goditur rëndë nga opozita dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjithë strategjinë e dështuar për ekonominë, për korrupsionin galopant në sistem, për varfërinë ekstreme, për shkeljet flagrante të ligjit, doli në konferencë për shtyp dhe degjeneroi me gjithçka që tha.

Asnjë shpjegim për sektorin që drejton dhe për të zezën ku e ka futur, përkundrazi filloi duke u marrë më vettingun dhe sistemin e drejtësisë duke e nxjerrë atë të korruptuar.

Në fakt kjo nuk mund të jetë thjesht një gafë, aty në frikë e sipër, e ministrit tashmë në gjendje të vështirë por duket si një akt i mirëmenduar.

Siç duket prej këtyre deklaratave buron një sulm i mirëmenduar ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

A të jetë vallë kjo thjesht një veprim prej një të paafti që në tentativë për të shpëtuar kokën ia hedh fajin shokut apo këtu ka një strategji?! Sido që të jetë Ahmetaj do të duhet të japë llogari një për një para shqiptarëve për gjëmën e madhe që i ka shkaktuar vendit dhe që DASH e konfirmoi.

Sistemi i drejtësisë në vend ka mijëra mëkatet e tija por asgjë nuk mund t’i lajë ato të mësuesit të anglishtes që ka në dorë ekonominë kombëtare. /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 01 August 2018 10:38

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Bota Shqiptare

Firmoset urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin

Ministria e Brendshme maqedonase ka firmosur urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ky vendim erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për...

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Kulturë

Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

Aktori i njohur i humorit shkodran Besnik Çinari, pak ditë më parë luftoi për jetën, por tashmë ai e ka kaluar rrezikun, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Ai...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!