Diplomati suedez nxjerr hapur Ramën: Ishte pro ndarjes së Kosovës

Premte, 10 August 2018 10:37

Në një analizë të hollësishme dhe të detajuar për atë se çfarë po propozon Aleksandër Vuçiç dhe po e përkrah Hashim Thaçi, në ‘Ëashington Post’, diplomati me karrierë globale Carl Bild ka dekonspiruar edhe qëndrimin e Edi Ramës:

“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç’ shkruan Bild për gazetën e madhe Amerikane.

Ai ka duke theksuar se kjo është një çmenduri që do të sillte destabilitet ne Ballkan.

‘Gjendja e vështirë ku ndodhet Kosova mbetet një nga çështjet më të vështira në rajon. Nuk u zgjidh nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, as nga njohja e vitit 2008 e Kosovës si një shtet i pavarur nga një numër i madh kombesh.

Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit.

Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla.

Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksandër Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në bisedë’, shkruan Bild për ËP.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Globi

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për...

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Sport

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Messi ka marrë një dënim me burg...

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Lifestyle

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Hidhini një sy fotos, ajo që do shikoni në fillim zbulon diçka për ju VajzëNëse je një grua dhe ke parë imazhin e vajzës në fillim, atëherë je gati për gjëra...