PD: 19 milionë euro dëm me pronën publike ka shkaktuar Edi Rama për interesat mafioze

Premte, 10 August 2018 11:39

Deputetja Dhurata Çupi, në një deklaratë në selinë e Partisë Demokratike tha:

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se fundmi se vitin e shkuar qeveria e Edi Ramës i shkaktoi shtetit dhe shqiptarëve një dëm prej 923 milionë eurosh.

Përveç abuzimit skandaloz me koncesionet, një nga rekordet e kësaj qeverie është korrupsioni me pronën publike.

Me një dëm prej 19 milionë eurosh, qeveria e Edi Ramës është sjellë si pushtuese me pronën publike, duke e dhënë atë apo tjetërsuar sipas interesave të saj mafioze, korruptive dhe klienteliste.

Kur erdhi në pushtet 5 vjet më parë, kjo qeveri gjeti inventarin e çdo prone publike të Republikës së Shqipërisë, në nivel qendror dhe lokal.  Por, në vend që ky inventar të shërbente për të mirën publike për të gjeneruar të ardhura apo për t’u përdorur si fond kompensimi për pronarët, pronat publike janë përdorur për të pasuruar miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Dikujt i është dhënë me koncension, dikujt tjetër me qera 90 vite.

Rasti më flagrant i korrupsionit me pronën publike është ai i Qendrës Historike të Tiranës, ku të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati, që të pastrojë paratë e kryeministrit duke ndërtuar kulla, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mohim të kompetencave të Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e pronës.

Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qëndror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë:

Partia Demokratike është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite.

Askush nuk do të gëzojë një pronë publike të marrë me korrupsion, në kundërshtim me ligjin.

Ne angazhohemi për të krijuar një regjistër të plotë elektronik të pronës publike që do të vihet në shërbim të kompensimit të pronarëve të ligjshëm dhe në shërbim të së mirës publike.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 11:51

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dëmet e përmbytjeve, Gjirokastra përgatitet për dimrin

Politikë

Dëmet e përmbytjeve, Gjirokastra përgatitet për dimrin

Plot 20 njësi administrative kërkuan ndihmë për shkak të rrugëve të bllokuara, urave të shembura, banesave të përmbytura, lagjeve të pushtuara nga zhavorri i përrenjve dhe zona të tëra të...

Ngacmime seksuale te Medreseja, nisin hetimet

Bota Shqiptare

Ngacmime seksuale te Medreseja, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të nisë hetimet lidhur me akuzat se në Medresenë “Alauddin” ka pasur ngacmime seksuale ndaj nxënëseve. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e...

Dhëmbi i rënë në ëndërr, nuk ka atë shpjegim që ne i kemi dhënë gjatë gjithë kësaj kohe

Shëndeti

Dhëmbi i rënë në ëndërr, nuk ka atë shpjegim që ne i kemi dhënë gjatë gjithë kësaj kohe

Gjithmonë pasi kemi parë një ëndërr, ua tregojmë personave më të afërt që na rrethojnë për të mësuar kuptimin e tyre. Ëndrrat duhet t’i tregoni në mëngjes, ose më pas mbajini...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!