Bildt: A e dinë çfarë duhet të bëjnë SHBA dhe Brukseli për planin Vuçiç-Rama-Thaçi

Premte, 10 August 2018 14:49

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, në analizën e bërë për “Washington Post”, mes të tjerave shqyrton edhe pozicionin e Washington-it dhe Bruksel-it, në gjithë këtë situatë që është krijuar pas shpalljes së planit nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh mes dy vendeve.

Sipas Bildt ka disa zëra edhe në Washington dhe në Bruksel, të cilët thonë se përse duhet të kemi kundërshtim, nëse liderët e dy vendeve  bien dakord për këtë gjë. Por ai thotë më tej, se qëndrime të tilla janë të rrezikshme dhe shton, se e gjithë vëmendja duhet ti kushtohet nxitjes së stabilitetit dhe jo “të ftosh destabilitetin, për dekadat e ardhshme”.

 “Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t'i kushtohet nxitjes së stabilitetit, të kalosh në anën tjetër të kësaj  çështje do të thotë ‘të ftosh’ destabilitetin për dekadat e ardhshme.

Pa dyshim, duhet të gjendet një kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës, për të çuar më tej ambiciet e integrimit evropian dhe atlantik të të dy vendeve. Kjo mund të përfshijë një shkallë më të madhe të decentralizimit për pjesët serbe të Kosovës dhe mund të nënkuptojë pranimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara. Ka më shumë se pesë vjet që nga BE ndërmjetësoi një marrëveshje që tregon rrugën drejt marrëdhënieve normale mes dy vendeve, por që atëherë, përpjekjet diplomatike të BE dhe  SHBA janë venitur. Si rrjedhojë, prirja për ndarje është kthyer në rajon, i cili tashmë është ballkanizuar shumë.

Kjo është e rrezikshme, dhe Uashingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen ndaj rreziqeve. Integrimi gradual për Serbinë dhe Shqipërinë në BE dhe NATO, e gjitha në bazë të kufijve ekzistues, është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Luajtja me kufijtë dhe ndarjet në Ballkan ishte e rrezikshme në fillim të viteve 1990 dhe mbetet kështu edhe tani”, analizon ish-ministri i jashtëm i Suedisë qëndrimin e Washingtonit dhe Brukselit, në këtë situatë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!