Ish-ministrja e Integrimit kundër ndarjes së kufirit Kosovës: Të gjejmë vlerat e përbashkëta

Premte, 10 August 2018 16:17

Në kohën kur në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi po diskutohet për çështjen e kufijve të Kosovës ka ardhur edhe reagimi i ish-ministres së Integrimit Klajda Gjosha. Kjo e fundit përmes një postimi në ‘facebook’ thekson se Ballkani ka qenë dhe vazhdon të mbetet një vatër e nxehtë, dhe epiqendër për lindjen e konflikteve.

Ndërsa shprehet kundër ndarje apo rishpërndarje të kufijve, Gjosha nënvizon faktin se Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë për këto çështje.

Po ashtu ish-ministrja pohon se çështjet në Ballkan nuk trajtohen dot me burokraci apo me disa arritje imagjinare në cv-të e tyre.

Postimi i plotë:

Ballkani ka qenë dhe vazhdon të mbetet një vatër e nxehtë, epiqendër e lindjes së konflikteve dhe ku termi stabilitet asnjë herë nuk ka marrë kuptimin e duhur.

Ndër vite është dashur që fuqitë e mëdha të ushtrojnë presionin por dhe mbështetjen e tyre në mënyrë që të arrihej deri diku një lloj paqeje e brishtë, mes vendeve që gjithmonë kanë pasur probleme etnike, territoriale e që jo pak herë kanë rezultuar në luftra të përgjakshme.

Çështjet në Ballkan nuk trajtohen dot me burokraci dhe teknikalitete, as me njerëz që kërkojnë të shtojnë disa arritje imagjinare në cv-të e tyre dhe aq me pak me ata që mendojnë se të jesh kryeministër i një vendi ballkanik do të thotë të veprosh sikur drejton Amerikën!

Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë për ndarje apo rishpërndarje kufijsh por mbi çdo gjë tjetër për gjetjen e vlerave të përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik pa pengesa dhe respektimin e të drejtave të njeriut në cilindo vend ku ata jetojnë.

BE dhe SHBA, si partner të pazëvendësueshëm strategjik, duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve me njerëz që njohin historinë dhe mentalitetin ballkanik. Për të gjithë ne është jetike mbështetja e tyre e sinqertë, si udhërrefyes te perspektivës tonë euro atlantike. Ballkani i izoluar në vetvete dhe me lidera që mendojnë të ruajnë vetëm pushtetin dhe status quo-n e tyre, duke shkelur çdo prioritet kombëtar e rajonal, mund të kthehet shumë shpejt në një rajon që vë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë europine!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Sport

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Prej ditësh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të lajmeve që e çojnë në disa prej klubeve më të rëndësishme të Evropës. Por Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë fund...

Qarkullonte me armë zjarri në Elbasan, arrestohet 22-vjeçari

Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në Elbasan, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në Elbasan ka rënë në prangat e policisë. "D.S., 22 vjeç, banues në lagjen "5 Maj", Elbasan, iu gjet në çantë një armë zjarri...

Arrestohet personi që hodhi paratë nga pallati

Kuriozitete

Arrestohet personi që hodhi paratë nga pallati

Kalimtarët u shtynë të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë.   Ngjarja ndodhi në një lagje punëtorësh në Hong Kong, dhe personi që i hodhi paratë u arrestua nga policia...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!