Veliaj fshehu shpërthimin në çerdhe/ Prindërit të shqetësuar: Po sikur të ndodhte ditën

E Enjte, 16 August 2018 13:31

Prindërit që çojnë fëmijët në çerdhen nr. 14 te Ali Demi në Tiranë kanë reaguar të alarmuar dhe me indinjatë ndaj kreut të Bashkisë Erjon Veliaj pas incidentit të rrezikshëm që përfshiu këtë vendin ku ata lënë të vegjlit mbrëmjen e djeshme.

Gazi shpërtheu në magazinën e kësaj çerdhe dhe u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve dhe policisë për shuarjen e tij.

Prindërit e shqetësuar ngrenë pyetjen: Po sikur ngjarja të kishte ndodhur gjatë ditës kur kopshti të ishte e mbushur me fëmijë?

Përmes një postimi në “facebook”, ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e njërit prej këtyre prindërve I cili thotë ndër të tjera se “foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?”

Postimi i plotë:

Shperthim gazi ne mesnate ne çerdhe te Tiranes. Lal plehu fsheh incidentin e rrezikshem! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

“Doktor miremengjesi.

Ne ne nje cerdhe ne Tirane, pikerisht ne çerdhen 14 te Ali Demi, rreth ores 4 te mengjesit, ka shperthyer gazi ne dhomen ku rrine bombulat. Fatmiresisht nuk eshte shkaterruar apo demtuar e gjitha por ndjejme qe femijet tane jane ne rrezik. Polici e zjarrefikse kane ardhur ne mengjes heret dhe kane shuar flaket. Po nese do te kishte ndodhur diten do do te shkonte halli i femijeve tane?

A ka siguri ne keto institucione qe une iu besoj dy femije? Te voglin e kam pikerisht ne kete cerdhe dhe te madhin ne kopesht. Foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Janë më të mençur ata që kanë lindur në muajin shtator

Lifestyle

Janë më të mençur ata që kanë lindur në muajin shtator

Një hulumtim i shkencëtarëve amerikanë, që është publikuar në Byronë Nacionale të Hulumtimeve Ekonomike, ka treguar se personat e lindur në shtator kanë një avantazh më të madh në shkollë. Shkencëtarët...

FOTOGALERIA/ Shikoni transformimet e Tunës ndër vite

Show-biz

FOTOGALERIA/ Shikoni transformimet e Tunës ndër vite

Padyshim se njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar është këngëtarja, Altuna Sejdiu- Tuna. Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale ( ka rreth...

Kërkoi lirinë për të vazhduar shkollën, Krimet e Rënda lënë në burg Klevi Likën

Aktualitet

Kërkoi lirinë për të vazhduar shkollën, Krimet e Rënda lënë në burg Klevi Likën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Klevi Likës, një nga katër të arrestuarit për 3.4 mln eurot e sekuestruar në automjetet ‘Toyota Yaris’ në portin...