Salvinin bandat e kërcënojnë me vdekje, Ramës i buzëqeshin

Premte, 24 August 2018 13:23

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar pas parrullave me vdekje për kryeministrin italian, Matteo Salvini.

Vasili thotë se Salvini po kërcënohet për të vetmen arsye që u ka shpallur luftë bandave kriminale, ndërsa në Shqipëri thotë se ndodh e kundërta.

Sipas Vasilit, në vendin tonë bandat dhe kryeministri i buzëqeshin njëra-tjetrës. Ai shton se Rama nuk guxon as të lasë për bandat, e jo më t’u shpallë luftë atyre.

“Salvinin e kërcënojnë me vdekje bandat, ndërsa kryeministrit tonë i buzëqeshin.

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini hapi një front luftë të pamëshirshme ndaj krimit të organizuar, bandave, trafikantëve të drogës dhe të qenieve njerëzore në Itali.
Rezultatet e tij brenda pak javëve kanë qenë të jashtëzakonshme dhe mbështetja e qytetarëve italianë për të rritet në mënyrë spektakolare, ndërsa shqetësimi i bandave të kriminelëve më i madh se kurrë.
Duke i goditur në zemer bandat Salvini ai po përballet edhe me kërcënimet me vdekje prej tyre.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë bashkëjeton me 40 banda kriminale të deklaruara nga ai vetë.
Këto banda i buzëqeshin kryeministrit dhe ai ju buzëqesh atyre se kanë shumë gjëra të përbashkëta mes vedi.
Kryeministri ka frikë edhe të flasë e jo më t’i godasë bandat.
Kryeministri, që bën llafazanin,arrogantin, gojëpisin dhe që kakaris si gjeli në pleh, kur vjen fjala te bandat rri si pulë e hutuar.Kuptohet ka frikë.
Megjithëse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe CIA flasin qartë për krimin e organizuar,pastrimin dhe parave të pista i vetmi që nuk flet, nuk lëviz gishtin, nuk vepron është vetëm ai, kryeministri.”, shkruan Vasili.

Ditët e fundit në Itali, janë paraqitur shkrime nëpër mure, që kërcënojnë me vdekje Salvinin, por ai iu përgjigj në këtë mënyrë: ‘Salvini vdes’. Edhe në Rovereto, frikacakët përpiqen më kot për të më frikësuar. Kush shkon t’i tregojë këtyre fenomenalëve se kërcënimet e tyre nuk na trembin? “.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!