"Ministria krim ekonomik me mësuesit, nuk u paguan siguracionet"

Diel, 02 September 2018 14:54

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci ka publikuar sot disa dokumente që sipas tij vërtetojnë se Ministria e Arsimit nuk u paguan kontributet shoqërore dhe shëndetësore mësuesve.

Përmes një postimi në “facebook” deputeti demokrat thotë se ky fakt është një skandal i madh, pasi mësuesit punojnë në të zezë.

Statusi i plotë:

…DHE SKANDALET S’KANË TË SOSUR…

Ndodh në Ministrinë e Arsimit, si përhera.

Ndodh si gjithmonë me mësuesit, që jo vetëm nëpërkëmben, denigrohen, keqpaguhen, por dhe akoma më keq.

Mashtrohen, privohen e dhunohen financiarisht brenda pagës së tyre, brenda të drejtave të tyre elementare.

Para dy muajsh denoncova mospagimin e transportit për mijëra mësues dhe ende nuk ka asnjë reagim.

Fakti i sotëm është më tronditës dhe skandali më i madh.

Ministria, nëpërmjet DAR-(je)ve, u mohon mësuesve, pa dijeninë e tyre, pagesat për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Mgjs janë definitivë, Ministria i konsideron sikur ata punojnë në të zezë, sikur të ishin emigrantë në vendin e tyre.

E bën këtë tinëzisht, në shkelje të plotë me ligjin, duke konsumuar kështu një krim financiar.

Nqs do ta bënte këtë një biznes qoftë dhe i vogël e priste menjëherë dera e burgut.

Mësuesi ëshë tronditur teksa ka parë në dokumentin e kërkuar prej tij, nga Drejtoria e tatimeve, se sigurimet e tij mungonin në disa muaj.

Ai privohet në këtë mënyrë në përfitimin e plotë të pensionit dhe shërbimeve shëndetësore.

Dokumenti i publikuar flet më shumë.

Po në sa DAR ka ndodhur kjo?

Sa mësuesve sot, pa dijeninë e tyre, nuk i janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore?

Ministrja ndërkohë në vend që të bëjë deklarata që nuk ia di as vetë kuptimin, duhet të shkojë me këmbët e veta drejt organeve ligjzbatuese, për të mbajtur përgjegjësi për krimin financiar të rradhës, ndaj mësuesve.

Duhet ta kuptojë që vera është për të nxirë trupin, jo mendjen.

Duhet ta kuptojë që vera nuk është as për ta varur përgjegjësinë në diell, për të pritur që ajo të thahet vetë, por për ta mbajtur atë sipas ligjit.

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 15:06

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!