Sesioni i ri Parlamentar nisi me fjalimin e mikut të trafikantëve

Hënë, 03 September 2018 18:42

Këtë të hënë nisi sesioni i ri parlamentar dhe kur shqiptarët prisnin me padurim shpalosjen e disa masave drastike e të menjëhershme të qeverisë për sigurinë, Rama shfaqi në Parlament njëri pas tjetrin personat më të përfolur si të lidhur me krimin. Rendi dhe siguria janë në nivelet më negative. Në Shkodër qytetarët i janë rikthyer shtetrrethimit pas frikës për të dalë në rrugë, krijuar nga 6 vrasjeve mafioze dhe rasteve të rrëmbimit.
Por si ofertë Rama caktoi Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafajn të përcillnin mesazhin e parë politik në sesionin e ri parlamentar.
Taulant Balla është përfolur kohët e fundit për lidhjet me banda kriminale si në rastin famshëm të “Toyotta Yaris” ashtu edhe për lidhjet me ish-trafikantin Edmond Bega. Ky i fundit i dënuar me 21 vjet nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Autoritetet italiane e njohin atë si pjesë e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm. Mond Bega, pas disa manovrave ligjore në Shqipëri, arriti të përfitonte ulje të konsiderueshme dënimi, duke u vujtuar përfundimisht 4 vite pas hekurave në vendin tonë, pas një procesi njohjeje të vendimit të gjykatave italiane. Ai tashmë rezulton mik familje me njeriun që socialistët e kanë pranuar si numrin dy të tyre, Taulant Ballën. Ky i fundit e pranoi vetë publikisht miqësinë me Edmnd Begën.
Pra oferta më e mirë që Rama kishte për shqiptarët në këtë sesion të ri parlamentar që i paraprin edhe zgjedhjeve lokale është Taulant Balla dhe lidhjet e tij me bandat.
Ndërsa në Parlament shpalosej oferta “Balla” opozita nisi sesionin me takim të jashtëzakonshëm në Shkodër. Mbledhja ishte mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. Në 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona dhe për këto krime nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi mbetet prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar.
Prej disa javësh Shkodra është tronditur nga krimi. Një numër vrasjesh mafioze kanë kulmuar ditn e sotme me vrasjen e një tjetër biznesmeni 31 vjeçar. Vrasësit nuk ndalet dhe kanë ekzekutuar edhe ish-eksponentë të policisë. Po përse po ndodhin gjithë këto krime në Shkodër?
Situata është mjaft e vështirë dhe pas krimeve qëndron një nga bandat më të rrezikshme 4e ushqyer dhe e mbështetur direkt nga kreu i qeverisë. Asnjë vrasës nuk është mundur të kapet dhe të arrestohet nga policia. Arsyeja është e thjeshtë, kemi të bëjmë me një bandë të cilës i ka siguruar imunitet të plotë Edvin Rama.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 19:43

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Globi

Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shqyrton me shumë seriozitet shtimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni. Ai i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me...

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Aktualitet

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Pekin ka theksuar se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net. “Ne përkrahim politikën e një...