Berisha: Nderim për Nënë Terezën, të ruajmë kujtimin e saj të shenjtë

E mërkurë, 05 September 2018 15:08

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nderuar kujtimin e Nënë Terezës në ditën e shenjtërimit të saj.

Përmes një postimi në “facebook”, Berisha nuk harron të përmendi mosrespektimin e kësaj shenjtoreje gjatë regjimit dhe po këtë mosrespektim nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Sot dita e Shen Terezes!

Te dashur miq, sot katoliket ne Shqiperi dhe ne bote dhe mbare kombi shqiptar nderojne me adhurim shen Terezen, shejtoren shqiptare. Nderojne shenjtoren, qe per se gjalli, me virtutet e rralla te shpirtit te saj, dashurine, dhimbshurine, perkushtimin dhe besimin e pakufishem te Krishti Mbret pushtoi zemrat e mbare njerezimit, fitoi çmimin Nobel dhe u be gruaja me e famshme e shekullit te saj.

Rregjimi barbar i Enver Hoxhes i ndaloi Nene Terezes per dekada ardhjen ne Shqiperi, kurse neobllokmeni Edvin Kristaq Rama, per te shprehur urrejtjen aterore ndaj shqiptares me te madhe te kohrave, ne nje vendim antikombetar, i hoqi shtatoren e tij nga kryeqyteti i vendit duke fyer keshtu mbare kombin shqiptar.

Une ju ftoj ju te dashur miq te shprehim nje mirenjohje te thelle nene Terezes, qe lartesou sa askush tjeter emrin e shqiptarit dhe Selise se Shenjte per vendimin e saj hyjnor, shejterimin e Saj. sb

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Aktualitet

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Më shumë se 400 familje janë lënë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm në Lezhë. Shkak për këtë janë bërë dy transformatorë, të cilët  kanë marrë flakë në fshatrat...

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Globi

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte...

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Policia amerikane ka arrestuar një tjetër person, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 shtatorit në New York. Mediat...