Vasili: Përballjen frontale me këtë qeveri të krimit nuk e ndal më asgjë!

E mërkurë, 05 September 2018 15:13

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, duke u ndalur te aksioni i opozitës në sesionin e ri parlamentar që nisi me një mbledhje nga Shkodra, në një intervistë  për Report Tv, u shpreh se do të ketë përballje frontale me qeverinë dhe protesta.

Për sa i përket ligjit të Teatrit, Vasili sfidoi shumicën duke u shprehur se nuk ia mban që ta rrëzojë dekretin e Presidentit që riktheu ligjin për rishqyrtim në Kuvend, ndërsa e paralajmëroi se nëse e ndërmerr një nismë të tillë do të përballet me një qëndresë të fortë që do të mbetet gjatë në memorie.

 “Mazhoranca normalisht do të dhunojë Parlamentin, duke mos marrë në shqyrtim një dekret të Presidentit dhe praktikisht do të ngarkohet rëndë politikisht për këtë gjë, do të ngarkohet moralisht rëndë përpara opinionit publik, se kanë gjithë beharin që thonë: mos ardhtë shtatori, se atë ditë do fitojë, do ta rrëzojmë dekretin, do ta bëjmë prapë,  kështu tha nja dy tre herë kryetari i bashkisë. Unë besoj që kjo mazhorancë përpara se t’i bëjë të gjitha gjërat është të marri në shqyrtim dhe ta sjelli atë dekret në sallën e Parlamentit. Ata kishin shënuar datën 13, i kishin menduar të gjithë gjërat besoj. Përpara opinionit publik duhet të shpjegojnë përse u tërhoqën. Gjithë beharin thanë që mezi po presim ta rrëzojmë dekretin? Ç’patën që u trembën? Le ta sjellin në datën 13. Ne u kemi premtuar një gjë, nëse e sjellin në datën 13 do kenë një përballje që nuk ja u merr mendja fare. Do të jetë një përballje shembullore që do të mbahet mend në Shqipëri. Ne u themi ja u e keni, këta tërhiqen. Gramoz Ruçi thotë do shikojmë Komisionin Europian, ky tjetri Ulsi Manja, të cilin e kanë si komikun e grupit parlamentar thotë që në datën 20 e kemi të kryer. Çështja e teatrit do ti vërë vulën, ose do të marrin damkën përfundimtare siç e kanë të hajdutëve të pronës publike ose jo. Kthimi, është të paktën një shans për Tiranën, për qytetarët për të shpëtuar zemrën  e qytetit, për të mos ja shkulur zemrën qytetit, as zemrën historike, as zemrën kulturore dhe as zemrën infrastrukturore. Sepse ky kryeqytet ka vdekur tashmë. Ky kryeqytet është një qytet i zënë prej fyti. Tirana është mbytur, është betonuar, është bërë qytet i pajetueshëm. Nëse ky do realizojë ngritjen e kullave deri te Muzeu Kombëtar, kjo do të jetë varrosja përfundimtare e këtij qyteti dhe kthimin e tij në një fjetinë ordinere”, u shpreh Vasili.

Ndër të tjera, kreu i ligjvënësve të LSI-së theksoi se në Shkodër ka një sistem gjobëvënie të përjavshme, ndërsa policia, pavarësisht aksioneve nuk ka ndaluar asnjë person.

“Shqipëria ka mundësi që të mposhtë kriminelët në pak kohë. Kriminelët janë motivuar se një pjesë e tyre ndodhen në qeveri. Në Shkodër ka një sistem gjobëvënie të përjavshëm”tha ai.

Ai konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e djeshëm se nuk do të ketë bojkot të kuvendit, por marrëdhënie të kushtëzuar.

Në javën e fundit Basha dhe Kryemadhi janë shprehur se opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhje, por Vasili nuk preferoi që të ndalej te emrat, por bëri një premtim në emër të kandidatit të opozitës ‘Nuk do të ndërtohen kulla në Tiranë’.

Niveli i kriminalitetit, referuar 6 vrasjeve dhe 2 rrëmbimeve në Shkodër në 2 muajt e fundit dhe ligji i Teatrit që u rikthye nga Presidenti për rishqyrtim janë dy nga betejat e opozitës kundër qeverisë Rama. Seancën e parë opozita e bojkotoi, ndërsa ka paralajmëruar marrëdhënie të kushtëzuar në vijim dhe protesta.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!