Regjisori Çipi: E kuptoni sa lehtë dhe paturpësisht vjedh “rilindja”?

E mërkurë, 05 September 2018 17:32

Regjisori i njohur Kastriot Çipi me anë të një postimi në facebook ka rikujtuar se në të gjithë botën ata që përdorin makina me gaz janë të favorizuar në taksa, sepse shkaktojnë më pak ndotje, ndërsa në shtetin e rilindjes ndodh e kundërta.

Postimi i plotë:

Ne te gjithe boten, ata qe perdorin makina me gaz (LPG) jane te favorizuar ne taksa, sepse shkaktojne me pak ndotje ne mjedis se sa ata qe perdorin mjete me nafte apo benzine.

Nga Australia, deri ne Angli, kur ti vendos ta konvertosh makinen tende me benzine, ne makine me gaz, ke nje lehtesim te perkohshem plus nga taksat, qe ti te mos e ndjesh koston e instalimit te impiantit te gazit.

Kam 10 vjet qe perdor makine me gaz. Keshtu e bleva. Keshtu kishte ardhur nga Italia. Asnje lehtesim nuk kam marre ne taksat vjetore. Kur impianti i pare u vjeterua, e zevendesova me nje te ri. Serish nuk mora asnje lehtesim nga taksat.

Ne mandatin e pare, “rilindja” rriti akcizen e gazit, duke e trajtuar njesoj si benzinen. Si pasoje, u rrit cmimi i gazit.

Ne mandatin e dyte, “rilindja” e ka dhene me koncension te Shpresa.al licencimin e makinave me gaz dhe per kete sherbim, une duhet te paguaj sot plus 10 mije leke! Jo vetem kaq! Por nese e ke bere instalimin perpara hyrjes ne fuqi te ketij koncensioni, duhet te paguash 15 mije leke! Nderkohe qe une kam 10 vjet qe e perdor kete makine, pra edhe kaloj cdo vit kontrollin teknik dhe askush nuk me ka thene deri sot se jam i detyruar ta shenoj ne lejen e qarkullimit.

E kuptoni sa lehte dhe sa paturpesisht vjedh “rilindja”? Me nje te rene te lapsit, qindra mije pronare makinash me gaz do te paguajne sot “penalitet” 5 mije leke, sepse e kane blere makinen me impiant gazi, ose e kane instaluar ate para hyrjes ne fuqi te ketij koncensioni!

Nese jane 100 mije makina me gaz, brenda vitit “rilindja” do te vjedhe 4 milion euro neto si “penalitet”, pa llogaritur 8 milion eurot e tarifes baze per certifikimin, asaj qe do ta paguaje edhe kushdo tjeter qe e ben instalimin nga e para sot!

Dhe thone se s’kane para per te restauruar teatrin!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Politikë

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj amendamenteve të ligjit për 'Teatrin' që mazhoranca miratoi gjatë ditës së djeshme. Ky akt, shkruan Nishani, e ka përdhosur përfundimisht parlamentarizmin dhe shtetin ligjor, pluralizimin...

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Aktualitet

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Dramat e shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani vazhdojnë t ë shtohen. Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në...